Vdekja e Gjoklajt, Apeli le në burg përgjegjësin e turnit në Landfill

Gjykata e Apelit vendosi të lërë në burg pa afat Dëfrim Hakramen i akuzuar për shkeljen e rregullave të sigurimit në punë, me pasoje vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj ne Landfillin e Sharres. Hakrama ishte pergjegjes turni diten kur 17 vjecari u gjet i pajete ne landfill. Dëfrim Hakrama kishte apeluar vendimin e gjykates se shkalles se pare e cila kishte vendosur masen e sigurise arrest me burg, duke kerkuar nje mase me te lehte. Por, gjykata e Apeli la ne fuqi vendimin e shkalles se pare.
Ndërkohë, Prokuroria kërkoi dje shtatë vjet heqje lirie për fadromistin Kasem Koçi i cili akuzohet se ka aksidentuar me vdekje vitin e kaluar 47 vjeçaren Mirvete Duka ne Landfildin e Sharres. Sipas prokurorise, vdekja e nenes se tre femijeve ka ndodhur brenda landfillit në Sharrë më 25 nëntor të 2015. Ajo eshte aksidentuar nga fadroma që kishte për detyrë shtypjen e mbeturinave. Përgjegjës për vdekjen e 47 vjeçares konsiderohet Kasem Koçi, i cili po gjykohet nga gjykata e Tiranës për akuzën e “shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë” me pasojë vdekjen e shtetases Mirvete Duka. Kjo e fundit nuk ishte punonjëse e landfildit, por hynte brenda tij për të mbedhur hekurishte për shitje.

Artikulli paraprakItalia tronditet nga tërmeti 6.2 ballë
Artikulli tjetërKLSH: 314 milionë euro vjedhje në dy vite