Ish.zv.kryeprokurori: Berisha dhe Meta, frenues të Reformës në Drejtësi. Sot SPAK vezullon!

Shkëlqim Hajdari, ish-zv.kryeprokuror i Gjykatës së Apelit ishte i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv për të folur mbi aksionet e fundit të SPAK-ut ndaj familjes Berisha dhe thirrjen për të dëshmuar të kreut të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta.

Sipas ish-zv.kryeprokurorit, Meta dhe Berisha kanë qenë frenuesit e Reformës në Drejtësi dhe ishte kjo reformë që sot i ka nxjerrë para drejtësisë.

“Të gjithë pesimistët dhe dashakeqsit e punës së SPAK-ut, nuk kanë argumente të qenësishme dhe objektive që SPAK-u po punon në mënyrë të njëanshme. Berisha dhe Meta kanë thënë që janë procese politike. E kanë thënë që në fillim dhe ata ishin frenuesit e Reformës në Drejtësi, këtu e tre vjet më parë.

Dhe siç duket paskan pasur të drejtë që nuk e kanë dashur Reformën në Drejtësi. Më mire seç i di njeriu punët e veta nuk i di njeri tjetër. SPAK-u po punon në mënyrë profesionale. Do jetë një fatkeqësi e madhe që për këto çështje dhe ato që priten, SPAK-u të ketë goditje në kuptimin e fajësisë së personave.

Artikulli paraprakJerusalemi, “Qyteti i paqes” dhe konflikteve: Kisha, xhamia dhe Muri Perëndimor
Artikulli tjetërAKEP gjobit me 10 milionë lekë One Albania për mosrespektim të afateve të njoftimit përpara ndërprerjes së shërbimit me kontratë