Ish-deputeti publikon videon: Kavalishenca prej 29 marsit karantinë, Rama paguan hotelet e deputetit të tij milioner Sadri Abazi

VIDEO/Ish-deputeti Xhemal Gjunkshi publikon videon: Kavalishenca prej 29 marsit karantinë, por Rama paguan hotelet e deputetit të tij milioner Sadri Abazi

Në 29 Mars, pas presionit të madh publik dhe të opozitës, qeveria vendosi të kthejë Konvaleshencën e Durrësit në karantinë. Por qeveria ndryshe vendos dhe ndryshe vepron.

Për të karantinuar bashkëqytetarët e kthyer nga jashtë, Edi Rama paguan deputetin e vet milioner Sadri Abazi për hotelet e tij, në vend që të përdorë Konvaleshencën në Durrës.

Qeveria duhet t’u thotë qytetarëve pse nuk shfrytëzon konvaleshencën si karantinë për qytetarët e kthyer nga jashtë?

Pse bën marrëveshje të pista në kohën më të vështirë për qytetarët për të mbushur xhepat e sadriabazëve të tij?

Këto pazare të shëmtuara me shëndetin e qytetarëve duhet të marrin fund! Mbi të gjitha, qytetarët e riatdhesuar dhe askush tjetër nuk duhet të paguajnë për karantinën. Është përgjegjësi e qeverisë të kujdeset për shëndetin e shtetasve të vet.

Në 29 Mars, pas presionit të madh publik dhe të opozitës, qeveria vendosi të kthejë Konvaleshencën e Durrësit në karantinë. Por qeveria ndryshe vendos dhe ndryshe vepron. Për të karantinuar bashkëqytetarët e kthyer nga jashtë, Edi Rama paguan deputetin e vet milioner Sadri Abazi për hotelet e tij, në vend që të përdorë Kavalishencën “Shtëpia e pushimit të ushtarakëve” në Durrës.Qeveria duhet t’u thotë qytetarëve pse nuk shfrytëzon Kavalishencën “Shtëpia e pushimit të ushtarakëve”si karantinë për qytetarët e kthyer nga jashtë? Pse bën marrëveshje të pista në kohën më të vështirë për qytetarët për të mbushur xhepat e sadriabazëve të tij?Këto pazare të shëmtuara me shëndetin e qytetarëve duhet të marrin fund! Mbi të gjitha, qytetarët e riatdhesuar dhe askush tjetër nuk duhet të paguajnë për karantinën. Është përgjegjësi e qeverisë të kujdeset për shëndetin e shtetasve të vet.

Gepostet von Xhemal Gjunkshi Faqja Zyrtare am Sonntag, 19. April 2020

Artikulli paraprakKryefamiljari me vajzën e sëmurë: Më sjellin makarona e oriz për të bërë foto, ndërsa…
Artikulli tjetërBasha nxjerr planin me 5 pika të daljes nga emergjenca (Video)