Basha nxjerr planin me 5 pika të daljes nga emergjenca (Video)

Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton qindra herë më shumë se rritja e numrit të testimeve.

5 PIKAT E PLANIT

PLANI I DALJES NGA EMERGJENCA

1. SA MË SHUMË TESTIME
Sa më shumë persona të testuar, aq më shpejt identifikohen të prekurit dhe ndalohet përhapja e COVID-19. Bllokimi i ekonomisë dhe popullsia në karantinë kanë kosto shumë më të lartë sesa testimi i qytetarëve.

2. GJURMIMI I BURIMIT DHE I KONTAKTEVE
Duhet bërë gjurmim i plotë i burimit dhe i kontakteve të të prekurit. Testimi i mjekëve, policëve e personave në vijën e parë. Kjo kërkon burime njerëzore, trajnimin dhe përdorimin e kapaciteteve lokale shëndetësore.

3. MBËSHTETJE PËR SHËNDETËSINË
Të sigurojmë mjetet dhe pajisjet për personelin shëndetësor. Të garantojmë që kapacitetet tona shëndetësore të përballojnë fluksin e personave që kanë nevojë për trajtim.

4.MATJET DHE MENAXHIMI I SITUATËS
Duhet një sistem i saktë i matjes së impaktit që kanë masat e marra.
Nëse ne e dimë çfarë impakti kanë ato – ulin, mbajnë konstant apo rrisin numrin e të infektuarve -atëherë do të kemi mundësi të reagojmë menjëherë në menaxhimin e situatës, duke i shtrënguar apo lehtësuar më shumë masat e marra.

5.TRANZICIONI DREJT HAPJES SË EKONOMISË
Rifillimi kërkon përshtatjen me realitetin e ri. Qytetarët dhe bizneset do duhet të mësohen të funksionojnë në kushtet e distancës 1,5 m.

Sa më shpejt të adoptohet kjo mënyrë e re aq më shpejt mund të rifillojë ekonomia dhe të reduktohet karantina. Qeveria duhet të mbështesë me fonde dhe lehtësira mënyrën e re të funksionimit të ekonomisë.

Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton qindra herë më shumë se rritja e numrit të testimeve.

Gepostet von Lulzim Basha am Sonntag, 19. April 2020

Artikulli paraprakIsh-deputeti publikon videon: Kavalishenca prej 29 marsit karantinë, Rama paguan hotelet e deputetit të tij milioner Sadri Abazi
Artikulli tjetërMijëra shqiptarë pa punë e pa bukë, Edi Rama merret me videomontazhe të turpshme për të sulmuar opozitën