Invalidët protestë para Kuvendit, Rama: “Nuk mund të bisedoj me ju se kam lënë një orar për vaksinën”

Shoqata e tetraplegjikëve, personat me aftësi të kufizuara, burra, gra dhe deri fëmjë në karrige me rrota, kanë protestuar sot para parlamentit për t’i kërkuar qeverisë dhe kryeministrit t’i dëgjojë problemet e tyre dhe t’u akordojë pagesën e duhur prej 30 mijë lekë.

Kur Rama ka dalë nga seanca plenare, i ka ndeshur tek shtyheshin në hyrje të Kuvendit nga policia dhe i ka pyetur se përse kanë zënë rrugën. Dhe aty, ai është detyruar të dëgjojë problemet e tyre të vërteta sidomos ekonomike, për pagesën që iu nevojitet dhe sidomos, faktin që nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Ministria e Financave askush nuk i dëgjon dhe i shqyrton nevojat e tyre.

Përgjigja e Ramës ka qenë: “Nuk mund t’iu marr dot brenda se kam lënë një orar për vaksinën, do t’ju presë ministrja brenda, unë do të flas me ministren dhe do t’ju kthej unë një përgjigje brenda pak ditësh. Nesër do të nisem në një vizitë në SHBA, dhe menjëherë sapo të kthehem prej andej do të takohem me ju. Mos rrini më në shi tani, futuni deri te dera atje dhe do tju presë ministrja”.

Si për ironi të fatit, ministrja Ogerta Manastirliu nuk kishte dijeni për protestën në ato momente dhe po mbante një fjalim në foltoren e Kuvendit.

Artikulli paraprak“Ballkani i Hapur”, Shehu-Ramës: U bëtë mbështetës i Jugosllavisë së re, duke mënjanuar interesat e Kosovës  
Artikulli tjetër“One Balkan, Stronger Balkans”, SIGAL UNIQA pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës