Infektohet me Covid-19 një nga zyrtarët më të lartë të BE-së

Shefi i BE-së për negocociatat ‘Brexit’, Michel Barnier ka rezultuar pozitiv për koronavirus, zbuloi ai sot vetë.

Francezi tha se ai ishte ‘mirë dhe me moral të mirë’ dhe njoftoi se po ‘ndiqte udhëzimet e nevojshme’ së bashku me stafin e tij.

‘Unë jam aq mirë sa mund të jem, i kufizuar rreptësisht në shtëpinë time. Jam mirë, morali është i mirë, ‘tha ai në një video të cilën e ndau në Twitter këtë mëngjes.

Z. Barnier, 69 vjeç, bëhet zyrtari më i lartë i BE-së që konfirmohet si një pacient Covid-19 që nga fillimi i shpërthimit – duke hedhur në dyshim të ardhmen e bisedimeve të Brexit.

Duke folur nga shtëpia e tij, negociatori i BE zbuloi se ai u testua dje dhe përshëndeti punonjësit e shëndetit që po përballen me krizën.

Ai gjithashtu mbajti një kopje të një libri të vitit 1990 që ai shkruajti “Secili për të gjithë” ndërsa deklaroi se “të gjithë kanë një rol të luajnë për të luftuar këtë betejë kolektive”.

“Për të gjithë ata që preken tashmë dhe për të gjithë ata që janë aktualisht në izolim, ne do ta kapërcejmë këtë së bashku”, tha ai.

Artikulli paraprakEdi Rama, boll mbolle zi dhe mbrojte koncesionet në kurriz të bukës së shqiptarëve!
Artikulli tjetër52 milionë euro tendera në javë dhe një zonë për t’u betonuar. Rama nuk i harron aferat as në kohë krize