I prekuri me Covid-19 tregon si bënë mrekullinë ilaçet që përmendi Trump

Në një kohë kur e gjithë bota është në kërkim të ilaçeve që kurojnë koronavirusin, një 52-vjeçar në Florida pretendon se ai është shëruar nga një trajtim me ilaçet anti-malarie, të cilat janë përmendur dhe nga presidenti amerikan Donald Trump.

Rio Giardinieri, 52 vjeç, i tha Los Angeles Fox 11 se ai luftoi me dhimbje të tmerrshme në shpinë, dhimbje koke, kollë dhe lodhje për pesë ditë pasi u prek nga COVID-19, ndoshta në një konferencë në Nju Jork.

Mjekët në Spitalin e Fëmijëve Joe DiMaggio në Floridan e Jugut e diagnostikuan atë me koronavirus dhe pneumoni dhe e futën në trajtim me oksigjen. Nuk kaloi më shumë se një javë kur ata i dhanë Rios që nuk kishin çfarë bënin për ta mbajtur në jetë, dhe ai po u jepte lamtumirën gruas së tij dhe tre fëmijëve.

‘Isha në atë pikë ku mezi po flisja dhe frymëmarrja ishte shumë e rënduar. Me të vërtetë mendova se fundi im ishte atje’, tha ai.

Giardinieri tregon se një shok i kishte dërguar një artikull për hidroksilkolinën, një ilaç pa recetë që është përdorur për të trajtuar malarjen për dekada dhe sëmundje auto-imune si lupus.

Trump javën e kaluar tha se ai po udhëzonte FDA të testojë në mënyrë të shpejtë të hidroksilklorinës dhe një ilaçi tjetër, chloroquine, si trajtim për COVID-19.

Pas trajtimit me ilaçin në fjalë, Giardinierit iu dha Benadryl dhe disa ilaçe të tjera dhe se kur u zgjua rreth orës 4:45 të mëngjesit në mëngjes, ishte ‘sikur asgjë të mos ndodhte kurrë’.

Giardinieri, nënkryetari i një kompanie që prodhon pajisje gatimi për restorante të niveleve të larta në Los Angeles, tha se ai kishte marrë tre doza të ilaçit të shtunën dhe shpresonte të dilte nga spitali brenda pesë ditësh.

‘Për mua, nuk kishte asnjë dyshim në mendje se nuk do ia dilja dot deri në mëngjes. Kështu që për mua, ilaçi shpëtoi jetën time’, tha ai.

Artikulli paraprakCOVID-19/ Spaho: Rama nuk po bën mjaftueshëm, duhet të dëgjojë dhe të veprojë pa vonesë
Artikulli tjetërMbërrijnë në Kosovë ilaçet kundër koronavirusit, u aprovuan nga Amerika