COVID-19/ Spaho: Rama nuk po bën mjaftueshëm, duhet të dëgjojë dhe të veprojë pa vonesë

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho shprehet se Rama nuk po bën mjaftueshëm. Sot beteja është për jetë a vdekje, ai duhet të dëgjojë dhe të veprojë pa vonesë.

Reagimni i plotë i Spahos

Menaxhimi i situatës së epidemisë COVID-2019, n/kryetari i PD, Edmond Spaho: Rama nuk po bën mjaftueshëm. Sot beteja është për jetë a vdekje! ai duhet te degjojë dhe të veprojë pa vonesë

Po te vepronte në kohë Edi Rama nuk do të kishte njerezit ne cadra sot, apo ne banesa te demtuara, edhe pse kanë kaluar 4 muaj nga tërmeti.

Po te vepronte Edi Rama qe kur filluan te binin sirenat e alarmit ne Itali dhe Kryetari i Opozitës Lulzim Basha kërkoi marrjen e masave, nuk do kishim një situatë kaotike sot dhe personat e infektuar do ishin nën mbikëqyrje mjekësore sic ligji e kërkon.

Po te vepronte Edi Rama në kohë do kishim nje numer te konsiderueshem respiratoresh dhe jo ne mes te krizes te hapej me urgjence per 24 ore tenderi. Ende sot nuk e dimë numrin e respiratorëve që kemi në dispozicion.

Por te vepronte në kohë Edi Rama, qe kur i beri thirrje opozita, do i kishte pajisur mjeket me veshje mbrojtese dhe nuk do te rrezikonin shendetin, kur deri tani zyrtarisht kemi 9 mjeke dhe infermiere te infektuar e shume te tjere ne karantine dhe qe presin te bejne testin.

Po te vepronte Edi Rama në kohë, parate do kishin shkuar tashmë nga oligarkët tek qytetarët në nevojë. Akoma sot nuk dihet si do ndahen ato pak para te dedikuara nga Akti Normativ. Ndërkohë që dihet që mijra familje janë sot në pamundësi për të mbijetuar.

Sot beteja eshte per jete a vdekje! Edi Rama duhet te degjoj dhe te veproje pa vonese, per qytetaret jo per opozitën!

Artikulli paraprakRealiteti për shqiptarët: Zhytuni në borxhe se paratë na duhen për shpenzime të panevojshme dhe koncesionet
Artikulli tjetërI prekuri me Covid-19 tregon si bënë mrekullinë ilaçet që përmendi Trump