I Çmenduri shpall “kazan” radion e Departamentit të Shtetit!

Një kryeministër me kartelë shpall radion zyrtare të Departamentit të Shtetit si “kazan”. Deklarata e Ramës vjen pas një investigimi që radio Zëri i Amerikës I bëri punësimeve në shkelje të ligjit dhe partiake në Drejtorinë e Burgjeve. Përmes deklaratës kuptohet qartë hendeku që gjithnjë po vjen në rritje mes Uashingtonit dhe Tiranës.
“Erdhi dita që Zëri i Amerikës të flasë nga kazani i Tiranës…” – nis një koment i kryeministrit Edi Rama në Tëiter që sulmon për herë të parë radon publike dhe që financohet me fonde nga vetë Departamenti Amerikan i Shtetit.
Shkak është bë një investigim i seksionit në shqip të Zërit të Amerikës ku dalin në pah të gjitha pazaret se si ka funksionuar rekrutimi në administratën publike. (lexo më poshtë) Bëhet fjalë për hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko që ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga vetë kabineti i kryeministrit Edi Rama.
Më 30 prill 2018, drejtori i Përgjithshëm në atë kohë i Burgjeve, Arben Çuko mori një telefonatë nga kabineti i kreut të qeverisë. Biseda bëhej me porosi të drejtoreshës së kabinetit, Vali Bizhga dhe kishte në fokus punësimin e një vajze. Çuko, i cili ndodhej

nën përgjim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pohon në bisedë se e kishte firmosur punësimin më herët atë ditë.
“Fola me zonjën Bizhga para gjysmë orë dhe i thashë se u fut Vitjona në punë,” – citohet të pohojë ai në transkriptin e zbardhur. Janë disa biseda të publikuara nga Zëri i Amerikës, por Rama i ka rënë shkurt duke e quajtur edhe VOA-n, thjesht “kazan”.
“Erdhi dita që Zëri i Amerikës të flasë nga kazani i Tiranës duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike. Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie.
Shkoni verifikoni dokumentat e konkursit e ballafaqoni rezultatet me rekrutimet, pastaj hidhni baltë sa të doni! U kujtuat për emërimet partiake në administratë, pas 30 vjetësh dhe duke sulmuar ultësisht, e aspak gazetarisht, pikërisht ata që po bëjnë çmos t’i vënë fre zullumit” – thuhet në dy postime të Ramës në Tëitter.
Ky sulm ndaj Zërit të Amerikës tregon qartë se humbjen e qetësisë së kreut të qeverisë shqiptare. Nëse ishte ai që nuk linte rast pa kujtuar sulmin që Sali Berisha i bëri Neë York Times, “…erdhi dita që Rama të shpallë kazan “Zërin e Amerikës”.
Përpara tij vetëm Enver Hoxha e ka bërë…

Artikulli paraprakPunësimet partiake i kushtojne 140 milion euro Buxhetit!
Artikulli tjetërAh Edi, Edi! Më vjen shumë keq për ty! Të paska ngatërruar “doktoresha” ilaçet…