I Çmenduri: Ina mund të ishte dëshmorja e parë femër në polici

Kryeministri Edi Rama tha sot se Ina Nuka, 24-vjeçarja që u plagos në protestën para parlamentit mund të ishte dëshmorja e parë në radhët e Policisë së Shtetit. Ai akuzoi opozitën si frymëzuese të protestës së banorëve të Unaza e Re. Deklaratat Rama i bëri gjatë prezantimit të flotës së re të Policisë së Shtetit.
“Jo më larg se 48 orë në parë një efektive e Policisë së Shtetit mund te kishte humbur jetën. Ishte shpejtësia e reagimit të saj që bëri të humbte vetëm gishtat e njërës dorë. Ajo vajzë i përket gjeneratës së të reja dhe të rinjve të shkolluar në akademinë e ri çelur të sigurisë. Akademia që u mbyll për vite të tëra, duke ndërprerë një cikël trajnimesh të pazëvendësueshëm për Policinë e Shtetit. Një ndër shumë vajzat që janë dallëndyshet e para të pranverës të sapo nisur për rigjenerimin e Policisë së Shtetit, përfshi edhe vajza dhe djem që stërviten çdo ditë. “Humbi gishtat se nuk ishte e trajnuar”, u tha nga ata që janë shkaktarë të nxitjes së dhunës, për përdorimin e lendeve plasëse, që kodi penal e dënon si krim të rëndë. Ajo vajza dhe shumë të rinj të tjerë, jo vetëm që janë të trajnuar, por stërviten fizikisht çdo ditë. Sot do të kishim një tjetër dëshmore dhe mesa di, të parën dëshmore të Policisë së shtetit”, tha Rama.

Artikulli paraprakBasha-Ramës: Je një i çmendur dhe plehrë, mos prek protestuesit, do përgjigjesh personalisht!
Artikulli tjetërLironi protestuesit! Nesër ora 11.00 protestë qytetare para Gjykatës