Humb jetën një pushues në Durrës

Një pushues mësohet se ka humbur jetën në vijën bregdetare. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si Shkëmbi i Kavajës.

Pushuesi kosovar i moshës 73 vjeç është është zhytur për të notuar, por mësohet se ka pësuar infarct.

Ai kishte 4 ditë që kishte ardhur për pushime.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 03.07.2020, rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, shtetasi kosovar J.B., 73 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Artikulli paraprakSituata e rëndë nga Covid-19/ Mjeku i njohur: Shqipëria në dorën e 7 grave, të tjerët që flisnin në televizione i përgënjeshtroi…
Artikulli tjetërAkademia, kjo vatër infeksioni