Hong Kong, protestuesit bllokojnë rrugët pranë aeroportit

Në Hong Kong, protestuesit pro-demokracisë bllokuan rrugët pranë aeroportit ndërkombëtar të qytetit. Kështu, edhe kjo ishte një ditë tjetër demonstratash.

Disa fluturime u anuluan dhe autoritetet pezulluan shërbimin e trenit ekspres për në aeroport. Qyteti u shndërrua në një shesh beteje nga dilte tym, i shkaktuar nga të rinjtë që luftojnë për ndryshime demokratike.

Ndërsa Hong Kongu përjetoi një tjetër natë me dëme. Shkak u bënë protestat nga kundërshtarët e qeverisë dhe zyrtarët mbrojtën veprimet e policisë.

Policia iu përgjigj bombave me benzinë, zjarreve, tullave dhe gurëve që hidheshin kundër saj. Eshtë përdorur edhe uji me presion, gazi lotsjellës, rrahjet dhe në një rast, zjarri i armëve.

Por ishte vendimi i policisë për të hyrë me forcë në dy stacione metroje dhe për të rrahur udhëtarët, ai që zemëroi shumë banorë të qytetit. Në rrjetet sociale u shpërndanë video ku shihej policia me helmeta dhe maska që godiste këmbësorët brenda një stacioni.

Artikulli paraprakBrexit pa marrëveshje, BE i ka humbur shpresat
Artikulli tjetërNetanyahu premton të aneksojë vendbanimet në Rripin e Gazës