Netanyahu premton të aneksojë vendbanimet në Rripin e Gazës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se do të aneksojë vendbanimet e hebrenjve në territoret e pushtuara të Rripit të Gazës. Premtimi u bë gjatë inaugurimit të godinës së shkollës në një prej vendbanimet e reja.

Kryeministri Netanyahu foli gjatë ceremonisë së çeljes së një shkolle në vendbanimin Elkana, në Rripin e Gazës.

“Kjo është toka jonë dhe ne do të ndërtojmë një Elkanë tjetër, dhe një tjetër, dhe një tjetër pas saj. Nuk do të zhvendosim njerëz. A ka këtu fëmijë nga Gush Katif? Nuk do të ketë më raste si Gush Katif. Nuk do të ketë më shpërngulje.

Me ndihmën e Zotit, do ta shtrijmë sovranitetin hebre në të gjitha vendbanimet, si pjesë e Tokës së Izraelit, si pjesë e Shtetit të Izraelit”, deklaroi Kryeministri Netanyahu.

Nuk është e qartë se kur do ta realizojë këtë premtim zoti Netanyahu. Ai premtoi diçka të ngjashme në muajin prill, përpara zgjedhjeve të përgjithshme, por nuk e vuri në jetë.
Këtë muaj, izraelitët shkojnë sërish drejt kutive të votimit.

Premtimet e zotit Netanyahu për aneksim zënë vend mes votuesve të partive të së djathtës së ashpër, të cilët kundërshtojnë dorëzimin e tokës tek palestinezët.

Çështja e vendbanimeve është ndër më të nxehtat, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për rifillimin e bisedimeve të paqes Izrael-Palestinë, të ngrira që nga viti 2014.

Artikulli paraprakHong Kong, protestuesit bllokojnë rrugët pranë aeroportit
Artikulli tjetërPaguan për djath dele në market, por i del…