Historia e xhamisë së Et’hem Beut, ndërtesës më ikonike të Tiranës

Xhamia e Et’hem Beut është ndërtesa më ikonike e Tiranës.

Ndërtimi i saj mendohet se ka filluar në vitin 1793 nga Mulla Beu, i cili vdiq në vitin 1808.

Djali i tij, Haxhi Ethem Beu, e përfundoi ndërtimin e xhamisë në vitin 1823, siç shkruhet në hyrje të saj.

Xhamia ka formë katërkëndore me përmasa 17.50 x 15.00 metra dhe sipërfaqe të përgjithshme 260 metra katrorë.

Ka tre hapësira kryesore faljeje, 2 për meshkuj dhe 1 për femra. Zona e meshkujve gjendet në katin përdhes dhe në pjesën e hyrjes, ndërsa zona e femrave gjendet në katin e sipërm.

Sipër zonës kryesore të faljes gjendet një mbajtëse në formë tetëkëndëshe dhe sipër një kupolë me diametër 8 metër, e mbuluar me material plumbi.

Nga ana e brendshme, kupola dhe tavani janë të pikturuara në mënyrë harmonike.

E gjithë fasada e xhamisë është e përbërë nga 15 harqe, e përforcuar nga kolona të larta guri 2.90 metër secila dhe me diametër po aq.

Minarja e xhamisë është e ndërtuar me gur gëlqeror dhe e gdhendur në pjesën e brendshme dhe të jashtme. Lartësia e saj është gati 33,44 metra dhe diametri 140 centimetra.

Në hyrje të xhamisë janë edhe varret e Ethem Beu dhe gruas së tij. Të dy varret ishin ruajtur mjaft mirë deri në vitin 1967.

Në fillim të viteve ‘70 gurët me mbishkrimet e varrit të Et’hem beut u hoqën.

Pas mbylljes në vitet e diktaturës xhamia u hap për besimtarët më 18 janar 1991. (Adi Darsi)

Artikulli paraprakLiderët e BE-së sigurojnë 2 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor
Artikulli tjetërIntervista e Ahmetajt nga arratia, Basha: Banda e inceneratorëve në qeveri operon me kode mafioze. Kokat hëngshin!