Intervista e Ahmetajt nga arratia, Basha: Banda e inceneratorëve në qeveri operon me kode mafioze. Kokat hëngshin!

Pas intervistës së djeshme të bërë nga arratia të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, vjen reagimi nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

REAGIMI

Është e qartë se këta operojnë si bandë kriminale dhe me kode mafioze kërcënojnë njëri-tjetrin. Njëri del në dosje me krimin, tjetri në pazare korrupsioni, tjetri kanabizon Shqipërinë.
Tani e pranojnë vetë dhe të gjithë tregojnë me gisht Edi Ramën. Kudo tjetër kryeministri do të ishte dorëhequr, por në rastin e tij sa më i madh abuzimi aq më e madhe arroganca.
Se çfarë bëjnë me njëri-tjetrin, kokat hëngshin, por çfarë shqetëson shqiptarët është se ata të gjithë bashkë nuk kanë ngrënë kumbulla e dardha, por paratë e shqiptarëve, kanë abuzuar me pasuritë e tyre. Dhe për këtë duhet të japin llogari para drejtësisë, nga i pari tek i fundit.

Artikulli paraprakHistoria e xhamisë së Et’hem Beut, ndërtesës më ikonike të Tiranës
Artikulli tjetërDosja “Buka”, GJKKO shtyn sërish seancën paraprake për Arben Ahmetajn!