Hertha humbet duelin e Europës me Hoffenheim

Fitore me peshë e skuadrës së Hoffenheimit në fushën e Hertës së Berlinit. Në “Olimpia Stadion” miqtë fituan me rezultatin 1-3, duke u ngjitur në vendin e tretë me 2 pikë më shumë se Dortmundi, që mund ta rikuperojë pozicionin nëse arrin të triumfojë në derbin me Schalken.
Petarik ngriti peshë tifozërinë vendase në minutën e 32-të, me golin që zhbllokoi sfidën. Gjithsesi në fund të pjesës së parë Hoffenheimi barazoi me Kramaric me 11-metërsh. Në minutën e 58-të Mitelstad u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke i lënë vendasit me një lojtar më pak.
Në të 76-ën Sule kaloi në avantazh Hoffenheimin, ndërsa Kramaric, katër minuta nga fundi i kohës së rregullt i dha goditjen përfundimtare Herthes me golin e dytë personal në këtë sfidë.

Artikulli paraprakPikat kufitare, tre milionë euro vlera e mallit kontrabandë
Artikulli tjetërMbi 20 mijë shqiptarë rrezikojnë vendet e punës, arsyeja vjen nga Italia