Guardiola u ndalon internetin lojtarëve të tij

Pep Guardiola u ka ndaluar internetin lojtarëve të tij. As “Wifi” dhe as 3G, duke rënë në qetësi nga mesazhet e “Whatsapp”, fotot e “Instagram”-it, “Facebook”-ut dhe gjithë rrjeteve të tjera sociale. Lajmin e përhapi Pablo Zabaleta, i cili tregon gjithashtu se si trajneri i Mançester Sitit ka vendosur edhe rregullin e ngrënies së gjithë skuadrës së bashku, dreka dhe darka.
Por Pep nuk është i pari që merr masa të tilla. Në fakt, në Angli edhe Antonio Konte ka vendosur një dietë të rreptë, ku futbollistëve të Çelsit nuk u lejohen ëmbëlsirat dhe pijet e gazuara dhe me shumë sheqer. “Në ndeshje mund të luhet ndoshta me kapele leshi? Jo, atëherë nuk dua të shoh as në stërvitje”. Kështu vendosi Neil Lenon kur erdhi në stolin e Boltonit dy vite më parë, me përjashtim të stërvitjes së parë.
Më e vështirë për t’u respektuar ishte diktati i Sër Aleks Fergusonit, i cili në vitin 2010 u vendosi lojtarëve të rinj që të mbanin veshur vetëm këpucë të zeza derisa të mbërrinin në skuadrën e parë. Në fushën e modës dhe stilit, më i pabesueshëm duket veprimi i Aleksander Cornigerit te Shtutgarti: “S’ka më kufje të mëdha, sepse një lojtar 1.70 metër duket qesharak kur mban kufje të mëdha në kokë”.
Ka ikur koha e Pipo Inzagit, i cili prezantohej përpara tavolinës së ngrënies me makarona, sallam dhe “Plasmon”. Që prej atëherë shtrimi në tavolinë bëhet me rregulla më të normuara. Dejvid Mojes te Mançester Junajtid ndaloi patatet e skuqura përpara ndeshjeve, diçka që i nervozoi të gjithë sipas Rio Ferdinandit. Venger, veç birrave dhe cigareve, u ndaloi futbollistëve të Arsenalit që të hanin “Mars” (shumë çokollatë dhe karamele).
Huande Ramos te Totenhemi vendosi embargon ndaj “Jaffa Cakes”, biskotave të mbuluara me krem çokollate dhe që të gjithëve u pëlqente që t’i konsumonin në pushim të ndeshjeve dhe “McDonald’s”. Le Guen te Rejnxhërsat i ndaloi kapitenit Berri Ferguson patatinat “Monster Munch”.
Pastaj vjen radha e trajnerëve italianë: telashe për ata që hanin kërpudha përpara një ndeshjeje të Irlandës së Xhovani Trapatonit, ndërsa Paolo di Kanio te Sandërlendi kishte ndaluar keçapin, majonezën, kafen dhe pijet me gaz në tavolinë, telefonat, shakatë, thashethemet dhe këngët në dhomat e zhveshjes ditën e ndeshjes.
“Kanë përfunduar ditët në të cilat një futbollist mbërrinte në dhomat e zhveshjes duke u krenuar se kishte pirë 7 birra një ditë më parë. Nëse dikush prezantohet në dhomat e zhveshjes me celular, ia hedh në det”, thoshte Di Kanio.
Ky është edhe kapitulli më interesant, sepse ka të bëjë me urinë e çuditshme. Në fakt, nuk ka të bëjë fare me urinë po të dëgjosh Felipe Skolarin. Në Botërorin e shtëpisë, në vitin 2014, trajneri i Brazilit u tregua i hapur ndaj seksit gjatë grumbullimit, por vetëm nëse ai do të ishte “normal”. “Lojtarët nuk duhet të bëjnë eksperimente. Ka disa forma të të bërit, ku njerëzit bëjnë edhe akrobacira dhe kjo nuk shkon”, tha Skolari.

Artikulli paraprakAna e errët e Murinjos
Artikulli tjetërIcardi rinovon për 5.5 mln euro