“Gruaja e Bilalit” i trembet hetimit amerikan: Çfarë do them para drejtësisë…

“Gruaja e Bilalit” ka nisur ti trembet hetimit amerikan për skandalin me foton me Obamën ku deri tani janë dënuar me burg të dy bashkëpunëtorët e Ramës në Shtetet e Bashkuara. Duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse do të ketë hetime për foton e tij me Obamën dhe pagesën që është bërë Rama i është përgjigjur duke treguar strategjinë e mbrojtjes.

“Nuk kam asnjë lidhje dhe nuk kam bërë asnjë pagesë për këtë foto. Nuk kam lidhje me asnjë lloj afere për këtë foto. Nuk kam marrë pjesë në asnjë aktivitet, por kam bërë vetëm një foto dhe kam pasur një takim të shkurtër me presidentin Obama”, tha Rama duke bërë të qartë se startegjia e tij e mbrojtjes bazohet në një gënjeshtër të madhe.

Duke e ditur se hetimet amerikane do ta nxjerrin fajtor për shkelje të ligjit elektoral në Shtetet e Bashkuara dhe mashtrim, ai ka zgjedhur të gënjejë duke luajtur rolin e një të padituri për foton me Obamën. Sipas tij ai “nuk ka asnjë lidhje me foton”. Por personi i dytë i dënuar me 4 muaj burg, pak ditë më parë, William Argeros, një qytetar amerikan nga Florida përmes avokatit të tij ka deklaruar se klienti i tij po vepronte në emër të kandidatit për kryeministër në Shqipëri, Edi Rama.

Prokurorët amerikanë arritën të provojnë se Ëilliam Argeros ja dha paratë Bilal Shehut një shqiptaro-amerikani, i cili ishte i ftuar në aktivitetin ku futi dhe kryeministrin Edi Rama për të bërë foton e famshme me Obamën. Por në gjyq Argeros ka pranuar se paratë i ka marrë nga një “burim i jashtëm”, pa e specifikuar emrin se nga kush dhe si.

Rama nuk ka mohuar se ndaj tij mund të nisin hetime në Shqipëtria apo në Shtetet e Bashkuara ku ka treguar edhe se çfarë do të deklarojë atje ku ai do të hetohet. “Këtë që thashë këtu do ta them edhe në çdo vend tjetër”, tha Rama kur u pyet nëse do të hetohet për foton me Obamën dhe pagesën 80 mijë dollarë.

Rama ka komentuar për herë të parë skandalin e fotos me presidentin amerikan Obama për të cilën një shtetas amerikan i dënuar nga gjykatat e vendit të tij ka deklaruar se janë paguar 80 mijë dollarë. Në emisionin Real Story, Rama mohoi gjithçka dhe çdo lidhje me këtë skandal.

“Nuk kam asnjë lidhje dhe nuk kam bërë asnjë pagesë për këtë foto. Nuk kam lidhje me asnjë lloj afere për këtë foto. Nuk kam marrë pjesë në asnjë aktivitet, por kam bërë vetëm një foto dhe kam pasur një takim të shkurtër me presidentin Obama.

PD kërkon nga prokuroria të hetojë për këtë çështje. Nuk kam asnjë problem. Këtë që thashë këtu do ta them edhe në çdo vend tjetër” – tha Rama duke e akuzuar Lulzim Bashën se “me këtë lëvizje kërkon të mbulojë aferën e pagesave të lobimit të SHBA”.
Ilir Metën që e quajti “gruaja e Bilalit”, Rama e konsideroi një gjuhë e shthurur

Artikulli paraprakDroga në vend qarkullon lirshëm, krimi bën ligjin, policia është bërë palë me bandat!
Artikulli tjetërZëri i Amerikës: Kërkohet hetimi i Ramës