Grabitje në Kamëz, plagoset me automatik një femër

Një person ka mbetur i plagosur pas një breshërie me automatik mbrëmjen e djeshme në Kamëz. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55 pranë një marketi, ku një person i armatosur ka qëlluar me automatik pas një tentative grabitjeje. Sipas policisë, ka mbetur e plagosur një femër, kalimtare e rastësishme, e cila është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marrë plagë në këmbë.
Ngjarja ka terrorizuar banorët që ishin të shumtë të në numër. Dëshmitarë në vendgjarje bënë të ditur se mjaft qytetarë kanë vrapuar sapo kanë dëgjuar krismat për t’i shpëtuar plumbave. Po ashtu të terrorizuar kanë mbetur edhe klientët në supermarket. Grabitësi është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur për policinë.
Policia ka shkuar në vendgjarje pasi është njoftuar por nuk ka mundur të zbulojë autorin. Bëhet e ditur se në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe shërbimet “Shqiponja”, të cilat kanë kryer veprimet hetimore. Policia bëri të ditur se po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.

Artikulli paraprakAbuzimi 100 milionë me tenderat, KLSH kallëzon penalisht 8 zyrtarë
Artikulli tjetërLSI kundër Ramës për Reformën në Drejtësi