LSI kundër Ramës për Reformën në Drejtësi

Lëvizja Socialiste për Integrim i është përgjigjur Kryeministrit Rama përsa i përket vijës së kuqe që ai thotë se ka vendosur SHBA dhe BE për Reformën në Drejtësi. Nënkryetari Petrit Vasili tha në një konferencë për shtyp se, vetëm Komisioni i Venecias mund të përcaktojë vijat e kuqe të kësaj reforme. Një ditë më parë, Rama deklaroi se vija e kuqe përsa i përket vetingut nuk ishte hequr nga peneli i tij, por nga SHBA dhe BE. Kjo deklaratë e LSI është një goditje e drejtpërdrejtë e qëndrimit të Ramës, i cili ka deklaruar se nuk do të lëshojë pe përsa u përket institucioneve të vetingut. Vasili tha se neni 88 nuk mund ta mbajë peng Reformën në drejtësi, ndërsa e quajti legjitime kërkesën e opozitës. Vasili kritikoi edhe daljet publike në konferenca shtypi të Ramës e Bashës, duke thënë se janë të paarsyeshme, për shkak se nuk sjellin asgjë të re, por vetëm ligjërojnë qëndrimet e ditura tashmë. Kryetari i LSI, Ilir Meta, e ka bërë të qartë se nuk do të votojë një reformë pa opozitën.

Artikulli paraprakGrabitje në Kamëz, plagoset me automatik një femër
Artikulli tjetërTërmeti i Tepelenës punëson në Bashki të dënuar nga Gjykata