Grabitet me armë një makinë në Fushë Krujë, në Cërrik një dyqan

Një grabitje me armë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Burime nga Policia e Durrësit kanë bërë të ditur se rreth orës 03:00 është arrestuar në flagrancë, Medi Karaj, 27 vjeç nga fshati Halil i Fushë Krujës. Burimet thanë se, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Krastë të Krujës.
I arrestuari, bashkë me një person tjetër me armë në duar i kanë dalë para një makine “Benz” duke e grabitur si dhe kanë marrë edhe një telefon Iphone 6S në pronësi të personit që drejtonte makinën, një 18-vjeçari me iniciale K.X. nga fshati Halil i Fushë Krujës.
Burimet nga policia thanë se është duke u kërkuar edhe autori tjetër.
Ndërkohë, një person në një fshat të Cërrikut ka rënë pre e një grabitje. Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Mollas, një person i paidentifikuar, ka hapur me forcë derën e dyqanit në pronësi të Xh.Gj., 27 vjeç dhe pasi e ka kërcënuar i ka marrë motorin, pa targa dhe është larguar.
27-vjeçari ka bërë denoncim në polici, duke thënë se nuk e kishte parë më herët autorin e dyshuar. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikulli paraprakArrestohen në Itali burrë e grua nga Shqipëria
Artikulli tjetërGjendet një tjetër person i vrarë për drogën në Sazan