Grabitet me armë banka, shteti ka ikur në drejtim të paditur!

Shteti ka ikur në drejtim të paditur, ndërsa pasiguria është kudo.
Maskat kanë goditur sërish, këtë herë në Tepelenë, ku është vjedhur një bankë e nivelit të dytë.
Burime bëjnë me dije se menjëherë pas ngjarjes policia është vënë në lëvizje për kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet shuma e parave të marra.
Mësohet se një person i maskuar dhe i pajisur me armë, ka hyrë brenda në bankë dhe ka kërcënuar punonjësit, pastj ka marrë një shumë parash dhe është larguar me anë të një makine që e priste jashtë bankës.
Të njëjtat burime thonë se policia ka ngritur postblloqe në pika të ndryshme në hyrje dhe në dalje të Tepelenës.

Artikulli paraprakBasha: Kontratë e re me shqiptarët pa Ramën me 16 Shkurt
Artikulli tjetërStudentja e ngujuar denoncon dhunën nga freshistët që kërkojnë mësim