Gjykata liron protestuesit kundër Ramës në Fier

Gjykata e Fierit ka lënë të lirë 4 protestuesit e arrestuar pas revoltës kundër vizitës së Ramës në këtë qytet. Mase e dhënë është “detyrim parqitje”.
Protestuesit, të cilët u arrestuan më datë 9 mars në Fier. Tre protestues janë nga Patosi dhe një nga Roskoveci. Ata janë Behar Xhelo 56 vjeç, Besnik Jaupaj 56 vjeç, Gezim Balla 56 vjeç dhe Hysen Hoxha 59 vjeç.
Veprat penale për të cilat ata akuzoheshin ishin “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Kreu i Degës së PD Fier, Luan Baçi ka kërkuar të bëhet pjesë e seancës. Mirpo, ky i fundit nuk është lejuar nga policia që të hyjë në ambientet e brendshme të Gjykatës. Insistimit të Baçit për të ditur arsyen e refuzimit të hyrjes së tij në Gjykatë, policët iu përgjigjën se “kemi urdher nga shefi”, “fol me shefin”.

Fieriiii

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërLleshi pushon nga puna policen që protestoi dje tek “Petro Nini” për mbrojtjen e shtëpisë