Gjykata Kushtetuese mblidhet nesër për ”30 qershorin”

Ditën e nesërme, në orën 10, Gjykata Kushtetuese do të mblidhet për padinë e bërë lidhur me antikushtetutshmërinë e zgjedhjeve të mbajtura në 30 qershor të vitit 2019 dhe në lidhje me regjistrimin e partisë Bindja Demokratike si subjekt zgjedhor.

Do të jepet vendimi në lidhje me procesin zgjedhor ku u zhvilluan zgjedhje me vetëm nga një kandidat nëpër qytete. Për rrjedhojë nëse do të gjykohet anti-kushtetues procesi zgjedhor, athërë, do të jenë antikushtetuese edhe organet e formuara si pasojë e këtyre zgjedhjeve të mbajtura.

Gjithashtu do të verifikohet veprimtaria e partisë Bindja Demokratike dhe regjistrimi i saj për zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.

Artikulli paraprakZbulohen anët e errëta të policit që vrau pas shpine të riun Klodian Rasha
Artikulli tjetërShaqiri reagon pasi Zvicra siguroi kualifikimin