Gjeneral Ahmetaj: Pse nuk e mbështet Kosovën me mjekë “Udhëheqësi Global”?

Të dashur kolegë/miq,
Paraprakisht, falënderoj 10-ra gazeta dhe portale për publikimin e opinionit: “Covid – 19 = këmbanë e fortë alarmi për përditësimin e misionit të NATO-s si dhe zhvillimin e kapaciteteve të sigurisë kombëtare”!

Po ashtu, përshëndes mijëra kolegë/miq dhe bashkëqytetarë brenda dhe jashtë vendit, për konsideratat-inkurajuese dhe rezervat-racionale që më kanë adresuar jo vetëm për këtë opinion, por në mënyrë konstante!

Së dyti, po paraqes dy mesazhe më të thjeshta nga beteja e përbotshme me Covid – 19:
Mesazhi i parë: Besimplotë se NATO, do të trasformohet, zhvillojë kapacitete & mbetet garancia e sigurisë së qytetarëve, modeli i standarteve dhe vlerave të demokracisë në hapësirën Euratlantike dhe mbarë globin.

Mesazhi i dytë: Mbetet emergjencë trasformimi i institucioneve të sigurisë & zhvillimi i kapacitete të afta në përballjen me rreziqet ndaj jetës, shëndetit, mirëqënies së qytetarëve dhe interesave kombëtare.

Së treti, përmbledhje qartësuese rreth rekomandimeve strategjike:

Përbuzje ndaj qasjes: “Parti-Shtet; Udhëheqësit-Baba”, STOP përdhosjes së kuvendit, institucioneve shtetërore dhe mekanizmave kushtetuese “sipas pëlqimit, paranojave apo pazareve midis establishmentit të oligarkëve dhe sekserëve të gjithë pushteteve” si dhe “shpërdorimit të energjive dhe parave publike” për të denigruar opozitën zyrtare dhe oponentët politikë.

Jo vetëm respekt dhe mirenjohje por mbështetje “me çdo çmim”, për pajisjen, testimin dhe trajtimin e personelit të mjekëve, infermjerëve, policisë, ushtarakëve, inteligjencës si dhe këdo të angazhuar në skalionin e parë të betejës me të keqen e përbashkët.

Paketë e “mbështetjes së mbijetesës ekonomike” (deri 10 % të GDP-së, ose aq sa të nevojiten “as much as needed”), jo si dhuratë nga “thesi i Sulltanit të Madhërishëm”, por si detyrime të përcaktuara nga kushtetuta dhe ligjet e vendit.

Edhe pse kontributi me 90 mjekë dhe infermiere në Italinë fqinje u përshëndet, bile Kryeministri është “përkëdhelur si udhëhëqës global (!)” = pyetja 1 miliard dollarë e mbarëshqiptarëve ndaj Kryeministrit, që në fakt duhet të na bëjë të skuqemi mes bashkëkombasve mbetet: “pse asnjë mbështetje apo mesazhe bashkëpunimi Kosovës ose anasjelltas” ?!

Kështu, duhet të sjell vetëm për kujtesë, dalldisjet e Kryeministrit, dhe jo vetëm .., në mbledhjet “patriotiko-folklorike mes 2 qeverive”; demostrimi me duar i “shqiponjës fluturuese”, etj, dhe përtej prapagandës pyetja vijon: “kush janë përfitimet e mbarëshqiptarëve nga këto qasje si “besëlidhje histerike”!?

Në shtesë, për dy qeveritë këshilloj se mbetet domosdoshmëri ngritja e një “Task Force” për emergjencat mbarë-kombëtare (Shqipëri – Kosovë), si dhe ndërtimi i një strategjie, kapaciteteve, matrice dhe rregulla angazhimi të përbashkëta, për t`u përballur me epidemitë, kërcënimet kibernetike, tërmetet, përmbytjet, etj

Në përmbyllje, ri-siell për qytetarët thënien lapiadar të Benjamin Franklin: “Ata që bëjnë pazare me lirinë, edhe për pak siguri më shumë, nuk meritojnë asnjerën prej tyre”. Përtej demagogjisë dhe “pazareve meskine”, shpresoj shumë që ky parim i përbotshëm të privalojë edhe për shqiptarët.

Thenë këto, besoj fort se, me përgjegjshmëri shtetërore, disiplinë shëndetësore, solidaritet qytetar dhe mbështetje sociale shtesë, do ta fitojmë betejën për jetën, shëndetin dhe mirëqënien e qytetarëve.

Po ashtu, mbetet domosdoshmëri kritike dhe shpresoj që më tej do t’Ja dalim ta tejkalojmë krizën e gjithëanshme si dhe ri-kthejmë vendin në shinat e demokracisë funksionale: “zgjedhjet pluraliste, rikthimin e legjitimitetit kushtetues të palo-Parlamentit; mungesën e përfaqësimit të qytetarëve në 61 qeverisjet lokale”; ngritjen e mekanizmave të besueshëm për kontrollin e balancave të pushteteve, etj.

* Gjeneral ® Piro Ahmetaj,
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD

Artikulli paraprakMjeku i njohur parashikon sa do të zgjasë Covid-19: 5G dëmton imunitetin e njeriut
Artikulli tjetërVokshi publikon dokumentat, një vjedhje e re me kontratat sekrete. Respiratorët e oksigjenit u blenë me dyfishin e çmimit të tregut