Fushata e vetme në Tiranë

Fitim Zekthi
Një literaturë mjaft e gjerë e shkencave politike përpiqet të shpjegojë arsyet pse votojnë dhe mënyrën se si votojnë njerëzit. Autorë të ndryshëm japin shpjegime të ndryshme. Disa besojnë se një nga forcat shtytëse është altruzimi. Të tjerë e quajnë një sjellje të zakonshme të nxitur nga spotet televizive dhe gjithfarësoj reklamash të tjera. Profesori i psikologjisë i universitetit të Berkley-it Kevin Lanning, që ka studiuar prej vitesh psikologjinë e zgjedhësve në fushata ndryshme, sheh tek egocentrizmi një pikë kyçe. Ai thotë se njerëzit duan të shprehen, të pohojnë veten, të thonë “unë jam”. Disa njerëz votojnë se mendojnë që vota e tyre mund të bëjë diferencën etj.

Në përgjithësi studiuesit janë të mendimit se votimi është irracional, se më shumë ai ndikohet nga faktorë të tillë si zemërimi, ankthi, frika, krenaria etj, se sa nga analiza të ftohta, nga dëgjimi i programeve, nga hulumtimi i kandidatëve, profilit, personalitetit të tyre etj.

Në Shqipëri është e pamundur të flasësh në terma të tillë për mënyrën e votimit dhe për arsyet e votimit të njerëzve. Partitë ju premtojnë vende pune në bashki apo në zyra shteti disa votuesve duke i zhveshur ata nga të qenit zgjedhës të zakonshëm. Ato i kërcënojnë ata që janë në punë me largim nga puna. Iu ofrojnë njerëzve para, iu ofrojnë pantallona, oriz, miell, vaj në përpjekje për ti shndërruar në makina votuese.
Pa hyrë në detaje për fushatën në tërë Shqipërinë po themi se kandidatët më të financuar, më të përkrahuar nga media, kandidatët e Partisë Socialsite të Edi Ramës dhe të partisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim të Ilir metës dhe lëvizjess së Foltores Së Sali Berishës në Tiranë janë duke premtuar gati një parajsë dhe gjëra krejt të pamundura ose krejt populiste dhe të meduara. Ata janë duke premtuar Tiranën “kryeqytet Europian të kulturës dhe të turizmit”, “Tiranën e punës dhe pastërtisë”, “Tiranën më të rregulluar të historisë”. Ata po premtojnë strehim për të pastrehët dhe shkolla të mira dhe pajisura mirë, “ata po premtojnë teatër modern, ujë të pijshëm 24 orë”, Ata janë duke premtuar “autobusë falas”, “heqjje taksash apo ulje tarifash,” “tunele apo nënkalime”, “rregull dhe ndershmëri”, “luftë për drejtësi, dhe luftë ndaj korrupsionit” etj.
Ata që të dy po bëjnë diçka shumë të njohur dhe manipulative. Ata po përpiqen të fshehin boshësinë e programeve dhe ideve dhe po përpiqen të fshehin qëllimet e fushatave të tyre nëpërmjet kësaj teknike të spektakolarizimit të gjuhës dhe fushatës, të përdorimit të gjesteve dhe propozimeve populiste. Vetë gjestet dhe populizmi janë spektakolare për nga natyra dhe ato përdoren sepse fshehnin të vërteta dhe tërheqin vëmendje, nuk lejojnë dhënie llogarie dhe mundësojnë prani.
Kur nuk ke ide, kur nuk ke propozime serioze, kur nuk ke fushatë përmbajtësire atëherë njerzve duhet tu japësh gjëra që janë mall, që ngjajnë si mall, duhet tu japësh para, tu japësh leje ndërtimi, vend pune, birra, dreka apo darka etj.
Sigurisht që kandidatët e Partisë Siocialsiotë apo të koalicionit bashkë fitojnë mund të hartojën nëj program të mirë se mund të kenë ide të mira. Ata mund të gjejnë njerëz që dinë ti bëjnë këto gjëra por nuk bëjnë. Nuk I bëjnë s enuk mund ta bëjnë, nuk I bëjne se ata përfaqëspojnë parti, liderë politikë dhe qëllime politike që detryrojnë vetëm fushata të tilla. Fushata e kryeministrit Edi Rama dhe e ish kryeministrave Berisha dhe Meta është fushata e tre njerëzve të mbytur ose në mbytje, e tre njerëzve që kanë 32 vite që drejtojnë vendin dhe e tre njerzve që janë përgjegjësit bazë të asaj që është vendi. Fushata e tyre do të jetë, duhet të jetë, nuk mund të jetë ndryshe vetëm se një fushatë në mbrojtje trashëgimisë s ëtyre dhe të sigurimit të një mbrojtjeje në të ardhmen. Fushata e tyre nuk mund të ketë ide për qytetin apo program politik për vendins e ai program kërkon vetëpastrim, kërkon vetëreflektim, kërkon luftë të korrupsnit në radhë të parë nga vetë organizatat e tyre. Në këto kushte ata janë të detyruar ti drejtohen spektaklit, propozimeve populiste, propozimeve që prodhojnë në kokën e njerëzve idneë e mallarave në amundëis për tu dhënë para ose të miar direct si bl;erje vote. Guy Debord një teoricion i njohur i sociologjisë thotë se spektakli e redukton realitetin në një ofertë të pafundme fragmentesh të kthyeshme në mall dhe na inkurajon të fokusohemi te dukja.
Pikërisht këtë gjë bën fushata e kandiatëve të Ramës, Berishës dhe mertës në Tiranë. Padyshim edhe në Shqipërti.

Megjithatë askush nuk mund të llogarisë se në ç’shkallë votuesi do të mpihet nga kjo sjellje e pistë e partive, përkundrazi.
Teoricienë të njohur thonë se votuesi nuk i kushton shumë rëndësi premtimeve, se nuk janë premtimet ato që përcaktojnë mënyrën se si ai voton. Një rol kyç ka ajo që Joseph Nye i Harvardit e quan inteligjenca emocionale, aftësia e kandidatëve, e liderëve në garë për të arritur tek ndjenjat e njerëzve. Gjyqtari legjendar i gjykatës supreme Oliver Ëendell Holmes i cili nuk e duronte dot presidentin Roosvelt (për shkak se i dukej shumë majtist) tha pas takimit me të se ai ishte një intelekt I mirë, por një temperament dhe karakter i nivelit të parë. Shumica e historianëve ia atribuojnë në fakt suksesin e Roosveltit, natyrës së tij të mirë, dashamirësisë, dhembshurisë etj. Presidenti Truman rrëzoi çdo lloj sondazhi që e nxirrte humbës dhe fitoi bindshëm dhe pikërisht për shkak të karakterit të tij. Ai shihej nga njerëzit si një prej tyre. Presidenti Reagan e dërrmoi plotësisht presidentin Carter pikërisht për shkak të mënyrës se si ai arriti tek ndjenjat e njerëzve. Joseph Nye thotë se ndryshe nga sa mendohet se emocionet turbulllojnë mendimin, aftësia për të kuptuar dhe rregulluar emocionet mund të rezultojë në një mendim më të drejtë dhe më efektiv.
Kur jemi në dy javët e fundit para zgjedhjeve gjithkush e kupton se socialistët, Kryeministri Rama dhe kandidati I tij në Tiranë nuk do të fitojnë për shkak të premtimeve. Shumëkush e kuption se kandidati I lëzvjes Foltoraj të Metës dhe Berishës nuk do ti bëjë njerëzit ta njedkin dhe votojnë për shkak të prmetimeve. Edhe kandidati I partrisë Roland bejko nuk do të votihet për shkak të prmetieve që po bën. Do të ketë edhe në zgjedhjet tona një rol të madh inteligjenca emocionale.
Rama, Berisha dhe Meta nuk arrijnë më kurrë tek ndjenjat e asnjë votuesi, ata nuk shihen më nga asnjë votues si bartës i një natyre të dhembshur, si njeri i përshkuar në gjithë qenien e tij nga sensi të drejtës kur ka patur vetvarje për mospagim energjie, apo arrestime nënash me fëmijë, kur ka patur ndërprerje energjie në shtëpi me fëmijë që bëjnë dializë (nuk janë në diskutim militantët, ai trup solid përkatësie).
Duke qenë zgjedhje lokale, një peshë shumë të madhe do të kenë kandidatët për bashkitë. Në Tiranë, kandidatët e Ramës, Berishës dhe Metës nuk mund të shihen nga njerëszit sit ë drejtë, të dhembhsur, të mirë, që iu qajnë hallin me sinqeriut njeërzve sepse ata janë kandidatë të një halli të madh, kandidatë të tre njerëzve në krizë dhe të tre njerzsve përgjegjës për krizën dhe dështimin 32 vjeçar.

Roland Bejko është dëshmi e inteligjencës emocionale. Ai është ndoshta gjëja më e natyrshme e shfaqur në garën e këtyre zgjedhjeve. Njerëzit e shohin si shumë pranë vetes, si karakter të drejtë, si njerei që vjen nga një përpojekje e fortë dhe personale 32 vjeçcare. Bejko mbron një ide politike të të një djathte pa korrupsion dhe pa ngareksë nga trashëgimia komuniste, të një djathte që nuk ka remninishenca të partie komuniste që lufton me SHBA-në dhe BE-në. Bejko nuk e mbron s ei doli kjo ide përpara apo se kjo ide i shërben karrierës së tij, ai e bart atë, ai e ka atë pjesë të vokacionit. Ajo ide deri më tani ka shkaktuar vuajtje për të. Bejko nuk ka marrë gjë gati, nuk ka shërbyer si servil apo vasal, ka vuajtur si çdo shqiptar, ka studiuar vetë, vjen nga një familje e thejshtë dhe e nderuar që ka arritur gjithçka larg pushtetit. Këto janë dallime bazë. Njeërit e dinë, e njeërzit e shoihin dhe e prekin këtë lloj indi tek Bejko. Tek të tjerët është boshësia, është truku, është nevoja për të fshehur të vërtetën.

Të tjerët shihen nga populli apo votuesi sit ë pasinqertë, shihen si njerëzit që janë aty për Ramën, Berishën dhe Metën ose janë aty sespe ata duan që ata të jenë aty për gjërat e tyre.
Thënë shkurt njerëzit shohin si më afër asaj që ata duan, më afër asaj që është e sinqertë dhe e drejtë, asaj që ua qan hallin atyre seriozisht sepse e njeh atë hall dhe nuk ka bërë zullum që ata të kenë hall Roland Bejkon. Të tjerët nuk ua qajnë dot hallin sepse janë aty vetë për shkak të hallit që kanë ata q ëi kanë vënë.

Njerëzit do të donin të afërm, miq, familjarë si Roland Bejko por ndoshta jo kandiatëët që mbrojnë Metën, ramën dhe Berishën. Fusha e vetme në Tiarnë është ajo e Bejkos bash për këtë shkak. Bejko është I vërtetë. Duke qenë I vërtetë edhe idetë e tij për urbanistikën, për trafikun, për bujqësinë, për ndërtimin, për strehimin etj janë të vërteta. Bejko është I vërtetë dhe pranbdaj nuk është populist dhe nuk bën gjeste, nuk bën spektakël. Bejko nuk bën fushatë të fshehë asgjë, nuk bën fushatë të shmangë llogaridhënien.

Artikulli paraprakTë jesh peng tek e shkuara!
Artikulli tjetërBejko takime në zonën e Astirit: Do ndërtojmë çerdhe e kopshte, infrastrukturën e munguar arsimore në zonë