Të jesh peng tek e shkuara!

Si për t’ia bërë jetën sa më të lehtë kundërshtarëve të tij politikë. Si për të dëshmuar se se në fakt slogani i tyre është i vërtetë, Berisha vazhdon të përsërisë në çdo emision televiziv të djeshmen e tij, duke justifikuar veten.

As ditën e djeshme nuk iu shmang situatës duke u marrë me të djeshmen e tij, duke nisur nga historia e famshme e Haklajve që iu desh t’i rikthehej për t’u marrë me të djeshmen.

A mund pra që një forcë politike serioze të udhëhiqet nga një njeri i cili më shumë kujdeset për të shkuarn e tij se sa për të ardhmen e shqiptarëve? Natyrisht që jo! E kush mund të mendojë që një njeri që ka hallin se mos i hapet dosja e vitit 1997, ka në mendje të qeverisë Shqipërinë deri në 2030?

Kjo dëshirë dhe pasion i Berishës për t’iu rikthyer të djeshmes dhe për të folur për të djeshmen është vrastare dhe e pamëshirshme edhe për vetë opozitën.

Prej një viti e gjysme një grup i mirë i demokratëve edhe nga nivelet e larta kanë treguar se Berisha nuk ka të ardhme pasi ai është i fokusuar të mbulojë të shkuarën e tij dhe ta mbrojë nga prokuroria. Por, një pjesë e mirë e ndjekësve të Doktor Berishës janë të bindur që nuk është kështu ndaj dhe prodhuan 8 janarin 2022.

Kjo është një tragjedi që i ka rënë opozitës. Të mbetet peng i disa njerëzve që rrinë dhe kujtojnë makthet e djeshme për të bindur shqiptarët që do të qeverisin për ta.

Në fakt nuk i bindin por përditë luftojnë për t’i thërritur ata në të djeshmen e tyre që është më e keqe se sa e djeshmja e Shqipërisë.

Ka një arsye përse njerëzit nuk duan të jenë në krah të Berishës dhe Metës pasi nuk duan që të keqpërdoren dhe të përfundojnë edhe ata në qerthullin e të shkuarës.

Ata, me të drejtë, nuk duan të përfundojnë në qarkun vicioz të së shkuarës duke humbur të ardhmen prandaj kanë zgjedhur të mos dalin të votojnë apo të gjejnë një zgjidhje tjetër.

Demokratët, nuk kanë përse të tregohen më pak të mençur se sa shqiptarët e tjerë, pasi nuk janë. Emocionet e tyre të lidhura me Berishën janë diçka e bukur dhe mbase kujtim por aspak motori i ndryshimit që kërkon shoqëria shqiptare dhe mbi të gjitha vetë Partia Demokratike.

Prandaj, nuk kanë përse të zgjedhin Berishën dhe Metën që janë pengjet e të shkuarës së tyre! Pengje të një të djeshmeje të cilën më shumë duan ta ndryshojnë sesa të ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë.

Vota për Partinë Demokratike dhe kandidatët e saj në 14 maj është një mundësi për të ardhmen e tyre dhe mbi të gjitha të Shqipërisë.

Artikulli paraprakSubashi nuk mendon për qytetarët”, Zotaj e PD: Në lagjet e Fierit dhe bizneset nuk është investuar asnjë qindarkë
Artikulli tjetërFushata e vetme në Tiranë