Foto/ Kryebashkiaku i emëruar nuk do t’ia dijë për urdhërat e Ramës, shkon në plazh me familjen

Qytetarët privohen për të bërë plazhpas urdhërit të Kryeministrit Rama, por mesa duket urdhërat e tij nuk merren seriozisht nga vetë drejtuesit e Rilindjes. Gazetari Telnis Skuqi ka publikuar në rrjetet sociale një foto të kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi, i cili bashkë me familjen ka zgjedhur të shkojë fundjavën e kaluar në plazh.

“Po këtë kryetarin e emëruar të Gjirokastrës, Flamur Golemin, do ta gjobitësh për shkelje të urdhërit tënd të djeshëm zoti Kryeministër?! Dje i’a nxive jetën miletit, ndërsa kryetari i emëruar i Gjirokastrës nxiu lëkurën e tij në plazhin e Sarandës, pranë hotel “Apollonia” sëbashku me familjen e tij. Shkurt fare: Dëgjoni çfarë them unë, por mos veproni si bëj unë”, shkruan Skuqi duke publikuar foton e mëposhtme.

Rreth 10 ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë, bashkë me familjen e saj, u fotografua në fundjavë në zonën e plazhit në Durrës, ndërsa referuar urdhërave të Komitetit Teknik, nuk lejohet frekuentimi i plazheve nga qytetarët.

Madje shpeshherë janë raportuar raste kur policia ka zbarkuar në bregdet duke mos lejuar qytetarët të bëjnë plazh, edhe pse nga epidemiologë dhe infeksionistë, është pohuar se uji i detit dhe dielli e shkatërrojnë virusin brenda pak sekondash dhe rrèzikshmëria e infektimit pothuajse është zero.

golemi

Artikulli paraprakBanorët e dëmtuar nga tërmeti në Durrës ngrihen në protestë
Artikulli tjetërSuperskandal! Gjeneral Hashashi dhe Edvin Hajduti vjedhin 480 milionë lekë me tenderin e uniformave të policisë