Fjalimi i Trump që tronditi demokratët

Newt Gingrich

Teksa shihja dhe dëgjoja fjalimin e parë vjetër të Presidentit Trump të martën mbrëma, u shokova kur kuptova sa largpamës dhe vizionar është. U çudita edhe kur pashë se si i refuzuan me përçmin demokratët të gjitha gjërat e përmendura nga presidenti, edhe kur bëhej fjalë për diçka që ata e mbështesin dhe tek e cila besojnë.
Të ftuarit Presidentit Trump ishin emocionalisht të fuqishëm si shembuj të vlerave të tij dhe të vlerave, në të cilat shumica e amerikanëve besojnë. Impakti i historive të tyre personale lidheshin me principe më të mëdha që fjalimi kërkonte të frymëzonte. Ata nuk ishin vetëm të ftuar emocionalë. Ata ishin të ftuar didaktikë, historitë e të cilëve na mësuan diçka rreth vetes tonë dhe rreth vlerave që e bëjnë Amerikën unike dhe të jashtëzakonshme.
Përtej këtyre historive personale prekëse, ky fjalim ishin një përmbledhje e fuqishme e propozimeve për reforma që nënvijëzonin vizionin e një Amerike të suksesshme e cila, siç tha edhe Presidenti, duhet të përfshijë suksesin e të gjithë amerikanëve. Slogani i tij për ta bërë Amerikën të jashtëzakonshme përsëri, është një nga karakterisitkat kryesore që e bëjnë këtë president të ndryshëm.
Ishte një fjalim shumë përfshirës dhe kjo duket se i ka inatosur shumë demokratët. Sa më shumë presidenti fliste për të arritur qëllime pozitive për të dy partitë, aq më në siklet dhe aq më e inatosur ishte kreu i minorancës Nancy Pelosi. Reagimi i saj ndaj këtij fjalimi vizionar na kujton edhe një herë përse ajo nuk duhet të jetë më kurrë folëse në Kongres.
Kontrasti ndërmjet optimizmit të Trumpit dhe negativitetit demokrat u përforcua edhe më shumë nga republikani Joe Kennedy III, gjatë fjalimit të tij në përgjigje të Presidentit. Në një kohë me rritje të tregut të aksioneve, numër rekord të ulët të papunësisë, kur kompanitë deklarojnë se do të shpërndajnë bonuse dhe investime dhe besimi i konsumatorit është më i larte prej vitesh, Kennedy përshkroi versionin e majtë të Amerikës, që shumica e amerikanëve nuk e njohin. “Hendeku i madh ndërmjet lajmeve të mira dhe pakënaqësisë së demokratëve më risolli ndër mend kohën e Reaganit”, tha ai.
Një nga momentet më të çuditshme të mbrëmjes erdhi kur Presidenti Trump raportoi se norma e papunësisë për popullsinë me ngjyrë dhe atë hispanike ishte në nivel historik të ulët. Anëtarëve me ngjyrë dhe hispanikë të demokratëve nuk i bënte zemra të duartrokisnin për diçka që e kanë kërkuar për breza me radhë dhe që natyrisht sjell jetë më të mirë brenda komuniteteve të tyre.
Niveli i keqdashësisë dhe armiqësisë së demokratëve u shfaq përsëri kur Presidenti Trump paraqiti një rrugë drejt nënshtetësisë amerikane për tre herë më shumë “ëndërrimtarë”, krahasuar me kohën e Presidentit Obama. Demokratët nuk e pranojnë dot këtë fitore për personat që synojnë “ëndrrën amerikane”, sepse ishte propozim i Presidentit Trump.
Në fakt, fraza e presidentit Trump se, “edhe amerikanët janë ëndërrimtarë” e zgjeroi këtë debat nga fokusi i ngushtë të një numri të vogël njerëzish që jetojnë ilegalisht në SHBA tek 327 milionë amerikanë në tërësi që ëndërrojnë për jetë më të mirë. Kjo ndoshta ka qenë fraza e tij më e mirë gjatë gjithë mbrëmjes. Me fjalimin e tij, Presidenti u shndërrua nga “Trump luftëtari” në “Trump fitimtarin”.
Politikat e presidentit duken qartë se kanë filluar të funksionojnë. Rregullimet kanë filluar të japin efekt. Reduktimi i taksave pati një impakt të jashtëzakonshëm që në 30 ditët e para. Kurrë më parë nuk është vënë re një reagim i tillë nga bizneset amerikane me plane të reja investimi, bonuse të reja, paga dhe punësime të reja.
Raportimet ditore pozitive ndaj reduktimit të taksave ka filluar të depërtojë edhe në mediat elitare që përpiqen më kot të shtrembërojnë lajmet. Kemi parë një vit gatë së cilit Presidenti Trump ka mësuar të jetë gjithmonë e më shumë efektiv dhe kjo u shfaq qartë ditën e martë në mbrëmje.
Nuk ishte fjalimi i një kandidati. Nuk ishte fjalimi i liderit të një partie. Ishte fjalimi vjetor i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, i cili po fliste për të gjithë kombin. Historianët do të analizojnë fjalimet e Presidentit në Davos, Zvicër të premten e kaluar dhe këtë fjalim të gjendjen e vjetër të vendit dhe do të vërejnë se ka lindur një lider i ri.
Kishte një numër të jashtëzakonshëm të propozimeve për reforma në këtë fjalim. Shumica e tyre janë aq praktike, sa demokratët do të jenë të detyruar të bashkëpunojnë për të mirën e partisë së tyre. Sa demokratë duan të dalin kundër 1.5 trilionë dollarë investimesh në infrastrukturë, bashkë me reformat për t’i ndërtuar gjërat sa më shpejt? Sa demokratë duan të kundërshtojnë propozimin për të ulur koston e ilaçeve?
Sa demokratë do të votojnë kundër luftës ndaj krizës opioidike? Sa demokratë duan të kundërshtojnë njohjen e të drejtës për të provuar ilaçe dhe teknika të reja për të sëmurët kronikë? Sa demokratë duan të kundërshtojnë reformën në edukim për të përmirësuar fuqinë punëtore dhe për të nxjerrë amerikanët nga varfëria? Me këtë fjalim Presidenti Trump i hapi rrugën bashkëpunimit dypartiak, pavarësisht armiqësisë së demokratëve.

Artikulli paraprakSenati polak miraton ligjin mbi Holokaustin
Artikulli tjetërShkollat, si po i zhvat qeveria prindërit