Fitili i revoltës është ndezur

Bledi KASMI

Sot ishte dita e një betejë të madhe të popullit kundër regjimit. Sot u shpall bashkimi më i madh popullor në historinë e këtyre 27 viteve kundër fundërrinave, ndërsa si asnjëhere në historinë e këtij vendi mijërat e qytetarëve në protestë janë sulmuar me armë helmuese.
U sulmuan me armë helmuese, por nuk ikën. Ishin të vendosur për ti shkuar deri në fund një beteje ku qytetarët ishin me duar në xhepa dhe regjimi me armë luftarake dhe armë kimike.
Sot populli demonstroi se ai nuk e ka frikë regjimin dhe se është i gatshëm të përballet me të gjitha format dhe mënyrat me një pushtet të dalë nga paraja e krimit të organizuar.
Sot, populli mbushi rrugët dhe sheshet e Tiranës duke paralajmëruar kasnecët që mbështesin këtë regjim se në rast se nuk reagojnë, për ti imponuar psikopatit që i ushqen disa prej tyre me paratë e drogës, një zgjidhje politike, atëhere e nesërmja mund të jetë e paparashikueshme dhe asksush nuk do të mund të ndalë revoltën që tashmë është ndezur.

Fitili i revoltës është ndezur. Beteja do të zhvillohet në çdo ditë të kësaj pranvere të ndryshimit që ka nisur. Të enjten, dhe pas të enjtes prap në çdo ditë e orë të këtij muaji dhe muajve të tjerë derisa populli të mundë të keqen dhe shqiptarët t’u rikthehen të drejtat e mohuara si çdo vendi demokratik.
Sot mund të ketë të zhgënjyer që nuk e kanë parë Ramën të tërhiqet zvarrë në sheshet e protestës, por sot nuk ishte fundi, por vetëm fillimi i fundit të këtij regjimi. Mesazhi është dhënë dhe ata e kanë marrë. Ata vetëm bëjnë sikur nuk kuptojnë kur në të vërtetë kanë nisur ti bëjnë llogaritë ndryshe, ose me popullin ose populli do të vendosë me mënyrat e tij.
Sa për dhunën, dueht ta dini, populli nuk dhunon, populli është dhunuar dhe tani është ngritur për t’u hakmarrë ndaj dhunuesve. Ora e drejtësisë popullore nuk ndalet.

protesta11

Artikulli paraprakMbappe refuzoi Real Madridin për shkak të Ronaldos…
Artikulli tjetërDeputeti: Policia hodhi gaz toksik ndaj protestuesve, prokuroria të nisë hetimet