Mbappe refuzoi Real Madridin për shkak të Ronaldos…

Kylian Mbappe e refuzoi ofertën për t’u transferuar në Real Madridit në vitin 2017, për shkak do të zëvendësonte Cristiano Ronaldon dhe ky zëvendësim do të krijonte shumë presion mbi të. Në vend të madrilenëve, francezi e zgjodhi Paris Saint-Germainin.
Pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse në sezonin e tij të fundit me Monacon, Mbappe u bë lojtari më i kërkuar nga klubet e mëdha të Evropës.
Real Madridi dhe PSG-ja ishin vetëm dy nga shumë klubet që bënin oferta marramendëse për talentin e ri francez. Në fund ai vendosi të qëndronte në vendlindje dhe nënshkroi kontratë me PSG-në.
Megjithatë, tani është bërë e ditur se talenti i Monacos fillimisht kishte qenë afër arritjes së një marrëveshjeje me Real Madridit, mirëpo në fund e kishte refuzuar ofertën e tyre, për shkak të Ronaldos.
Presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, dëshironte që Mbappe ta zëvendësonte superyllin portugez. Megjithatë, francezi nuk ndihej rehat me një sfidë të tillë, pasi që besonte se kjo krijonte shumë presion mbi të.
“Mbappe në vend të Real Madridit, vendosi që shkonte në PSG kur e kuptoi se Florentino Perezi dëshironte që ai ta zëvendësojë Cristiano Ronaldo”, shkruan gazetari i famshëm sportiv, Duncan Castles, në Daily Record.
“T’i bashkohet klubit më të madh të botës, në një vend të ri, për një shumë rekorde, si zëvendësuues i futbollistit më të mirë në planet… Kjo ishte një sfidë shumë e madhe dhe Mbappe dhe babai i tij nuk ishin të gatshëm ta pranojnë këtë ofertë”.

Artikulli paraprakDeklarata e fortë e avokatit: “Rama përdori granada serbe mbi protestuesit”!
Artikulli tjetërFitili i revoltës është ndezur