Europa vdes nga europeizmi

Aspak nacionalizma e sovranizma: siç ka ndodhur tashmë shumë hjerë në shekujt e kaluar, vendet e «forta» të Eurpës (Gjermania dhe Franca në radhë të parë) i përdorin vazhdimisht insittucionet dhe traktatet europiane për të garantuar primatin e tyre në kurriz të vendeve të tjera anëtare. Parashikohen kështu skenarë të errët që sugjerojnë një paralel shqetësuses midis Europës në vigjilje të Luftës së Madhe dhe asaj të sotme, midis klasave drejtuese të 1914 (jo nacionaliste, por «imperialiste») dhe atyre të sotme, të mbështjella e të mbyllura në antipatinë e tyre të verbër ndaj sovranizmave, që nuk janë gjë tjetër veçse një kërkesë për demokraci që vjen nga poshtë.

Sipas Ivan Krastev [shkencëtar politik bullgar, President i Center for Liberal Strategies të Sofjes, shënimi im.] kriza migratore e 2015 ka qenë 11 shtatori i Europës. Ama për t’u vendosur brenda një 11 shtatori më të gjerë, precedent, pa të cilin nuk mund të kuptohet reagimi i europianëve përballë valës së zbarkimeve dhe të eksodeve masive humane: Reçisioni i Madh i periudhës 2007 – 2008. Ekonomik, bile financiar e bankar, përpara së gjithash – nga ana tjetër, si ai i 1929 – por me efekte transformimi shumë të ngjashme me atë të 90 viteve më parë. Vetëm pse nuk kemi parë punonjës të hidhen masivisht nga dritaret apo radhët e pafundme e të papunëve që presin tasin e supës nga zonjat e bamirësisë, shumë kanë pasur iluzionin se rënia e 2008 nuk kishte përmasat e asaj të 1929. Dhe nëse kriza e ka ndryshuar me pak botën financës, në fakt ka transformuar atë të politikës, tamam siç kishte bërë kriza e 1929.

Megjithëse ekonomia mendon se ka fituar autonomi totale dhe kontroll mbi politiken, në momentet e krizës dhe në gjendjet e përjashtimit kjo e fundit ngrihet dhe e rifut në binarë. Sigurisht, nevojitet që të ketë cilësi dhe fatkeqësisht nuk është gjithmonë rasti, sidomos paso establishmenti ka synuar me dekada të tëra lidhur me idenë e fundit të politikes, për ardhjen e vetërregullimit të sistemit, pilotin automatik të tregjeve, një karikaturë e imazhit, shumë më ndryshe dhe shumë më thellës, të dorës së padukshme të Adam Smith.

Ideja e supremacisë e teknikës së menaxhimit (management) dhe e ekonomikes ndaj politikes, më shumë sesa liderë të vërtetë politikë ka prodhuar në dekadat e fundit funksionarë dhe menaxherë të gjësë publike: ajo e De Gaulle quhej intendence, që duhet të «ndjekë» politiken. Kjo ka shkaktuar uljen e cilësisë politike mesatare të njerëzve që u gjendën përballë krizave: dhe po flasim për Bush jr., për Obama, për Sarkozy e Hollande, për Gordon Brown e David Cameron, për Angela Merkel. Për shembull, Obama qe një lloj Manchurian candidate i krijuar nga blloku clintonian i botës financiare (treshja Rubin, Summers, Geithner), që të vetëdijshëm për dobësinë e paraqitur nga bashkëshortja Hillary e kumbarit të tyre, kërkonin dikë që të mund të fitonte.

Në realitet, Goldman Sachs Boys nuk qenë kushedi sesa armiq të egjër ndaj Bush, që në sytë e tyre kishte vetëm një difekt: kishte rritur borxhin publik dhe, sipas tyre, duke vënë kështu në rrezik rendin financiar. Ky nuk do të duhej të ishte motivi kryesor për të shtyrë një lider të majtë. Nga këtu, nga mëkati fillestar, qënia kandidat i Wall Street, qasja e gabuar e Obama gjatë krizës: stimuli financiar, për më tepër i trashëguar nga menaxhimi Bush që e kishte miratuar, qe tejet i rëndësishëm, por do të duhej të pasohej nga vendime të tjera, por që ju penguan nga ato elita që e kishin plazmuar.

Nga këtu një President si një mëshrië pa aromë, i pompuar nga komunikimi si pula me hormone, një qëndim në mes të rrugës që nuk çon kurrë asgjëkundi. Kështu, Obama ka përfunduar për të qenë tejet socialist për republikanët, që duke i rigjeneruar me Tea Party dhe me fitoren e mahnitshme në Midterm, ia lidhën duart, dhe tpër pak radikal për lëvizjen Occupy Wall Street, që përgatiti Sanders. Fitorja e Trump shfaqej në kundër dritë.

Në rast se Reçisioni i Madh i transformoi Shtetet e Bashkuara, nuk qe më pak në vende si Polonia, Hungaria, Ukraina, të tronditura nga kriza, që të fillonin nga të ndjerit të braktisur prej Bashkimit Europian, në të cilin shum sapo kishin hyrë apo donin të hynin. Hegjemonia e Viktor Orban në Hungari dhe e PiS-it në Poloni, bashkë me luftën në Ukrainë dhe rikthimin në presidencë – pas shkëmbimit të roleve me Medvedev – i një Putini ndryshe nga ai i mandateve të para, i projektuar drejt Lindjes, qenë frute të Reçisionit të Madh.

Sa i përket Kinës, për të reaguar vuri në veprim një plan ndërtimi rrjetesh autorrugore në vend dhe diçka për të cilën tani flasin të gjithë: Belt and Road [domethënë Rruga e Re e Mëndafshit, shënimi im.]. Siç e ka treguar në planin si Adam Tooze, ashtu edhe Ashoka Mody, lidershipi politik i vendeve kryesore të Bashkimit Europian qe i paaftë të parashikojë atë që do të ndodhte, ashtu edhe të merrte vendime në momentin e duhur; një klasë politike ngurruese, e huaj ndaj vendimmarrjes, e gjitha e mbyllur jo vetëm dhe jo edhe aq në mbrojtje të prerogativave kombëtare – gjë që është e natyrshme, edhe pse më pak për kë aderon në «fenë europeistike» – por në atë të interesave afatshkurtëra. Një politikë e ndërmjetësimit dhe e shtyrjes pafund, që bëri të shfaqej me forcë atë që ishte mjeshtre në këtë art: Angela Merkel.

Sipas Tooze, [Adam J. Tooze, historin britanik, shënimi im.], liderët e Bashkimit Europian e nënvlerësuan në mënyrë amatoreske krizën e 2008. Për shumë kohë e konsideruan në fakt të kufizuar në Shtetet e Bashkuara, që natyrisht i konsideronin në rënie dhe të cilës në një moment të caktuar nisë t’i japin deri leksione sesi ta menaxhonin atë. Por kur furtuna arriti në bankat gjermane, franceze dhe angleze, reagimi i elitave politike që dëshpërues dhe u kufizua vetëm në dy lëvizje: mbrojtjen e ngurtë të interesave franko – gjermane në kurriz të të gjithë të tjerëve dhe një izolim të Mbretërisë së Bashkuar.

Tashmë Brexit ishte aty, përballë zgjedhjes së qeverisë Brown, e braktisur, për të shtetëzuar bankat. Ndërsa Merkel e Sarkozy proceduan në ruajtje të instituteve të tyre dhe në imponimin e një plani rrptësie financiare, që siç e prognostikoi përgjegjësi i Thesarit amerikan Timothy Geithner, edhe ky një keynesian i flaktë, sigurisht që do ta rëndonte edhe më tej krizën. Spanja, Irlanda, Portugalia, Italia dhe sidomos Greqia u shkatërruan nga këto vendime. Me burimet në dorë (sidomos dëshmitë e protagonistëve), Tooze tregon sesi në vitin 2011 qeveria Berlusconi u përmbys nga aksioni i Angela Merkel (më shumë sesa i Sarkozy) pse nuk donte të pranonte planet e imponuara nga Berlini dhe nga Banka Qendrore Europiane. Nëqoftëse autori nuk e përdor termin grusht shteti, kjo nuk do të thotë se nuk përton t’ia evokojë atmosferën.

E gjitha kjo prodhoi më pas efekte të rënda politike: as më pak e as më shumë se ndrydhjen e demokracisë dhe zëvendësimin e qeverive legjitime me ekezekutivë teknokratikë që ju bindeshin indikacioacioneve të Parisit, Berlinit dhe të Trichet [Jean Claude Trichet, francez, President i Bankës Qendrore Europiane nga 2003 deri më 2011, shënimi im.], vullnetar dhe ekzekutor entuziast i tyre.

Sot shamitë e liberalëve janë plot me lot lidhur me «demokraci që vdes në errësirë», por [shtë saktësisht e kundërta: nacional – sovranistët përfaqësojnë rizgjimin e demokracisë përkundër konfiskimit të saj, e besuar jo me gjeneralëve me monokël, por teknokratëve me kostum. Revolucioni sovranist është pjellë e Reçisionit të Madh. E qartë: lepenizmi ishte i fortë në Francë qysh përpara 2008, anipse Sarkozy thuajse ia kishte marrë frymën tërësisht. Por për pjesën tjetër, partitë atëbotë të quajtura populiste qenë më shumë se çdo gjë tjetër sinjale alarmi që shoqëria prodhonte kur gjërat nuk funksiononin: sistemi në reagim ndërhynte dhe partitë shfryheshin.

Nga viti 2008 nuk është më kështu: revolucioni sovranist is here to stay dhe forcat shekullore mainstream – kemi parasysh këtu shumë parti socialdemokrate – rrezikojnë që në harkun e pak viteve në mos zhdukjen, të paktën që të jenë minoritare, siç po ndodh me partinë bërthamë të socaldemokracisë europiane, SPD-së gjermane. Pikërisht ashtu si politika botërore nuk ka qenë më e njëjta pas 1929, ashtu edhe ajo e sotmja nuk është më njëlloj pas 2008. Edhe nëse mund të avancojmë një analogji tjetër, shumë më shqetësuese, por ndoshta me më shumë bazë: 2008 si ekuivalent i 1914, domethën shpërthimi i Luftës së Madhe. Siç ka shkruar Adam Tooze në librin e tij «Pikiata. 2008 – 2018. Si një dekadë krize ekonomike ka ndyshuar botën»:

«Ekzistojnë ngjashmëri të mëdha midis pikëpyetjeve që ngremë lidhur me 1914 dhe ato lidhur me 2008. Si përfundon një politikë moderimi? Çfarë rreziqesh të mëdha qenë të parashikueshëm e të kontrollueshëm? Si një spostim i madh tektonik në rendin global prodhon tërmete? Sa ka kontribuar në krijimin e katastrofës ora e risive teknologjike? […] Kemi qenë sonambulë në krizë apo kemi qenë viktimë e forcave të errëta? Kush duhet fajësuar për katastrofën? […] Sa kanë influencuar pasionet e politikës popullore mbi vendimet e elitave?».

Nëqoftëse vlen – dhe sipas nesh vlen, anipse me kujdesin ndaj analogjive historike – paralelizimi 1914 – 2008, atëehere kërkohet të jesh i qartë: 1914 çeli epokën e «luftës civile europiane» e cila u mbyll vetëm pjesërisht 30 vite më vonë, me Luftën e Dytë Botërore. Me ndarjen e botës në dysh të botës ajo u transformua faktikisht në një «luftë civile botërore» – Lufta e Ftohtë – për të përfunduar vetëm në vitin 1989. Dhe ajo e filluar me rënien e Murit të Berlinit qe vetëm një epokë «çernierë», për të përdorur kategorinë e historianit gjerman Reinhardt Koselleck. Epoka e re ka filluar në vitin 2008 me kutitë e kartonit të Lehmann Brothers në vend të plumbave të përdorura dikur në Sarajevë.
(Marco Gervasoni për Storia In Rete)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakÇfarë do të thotë kriza e koronavirusit për të ardhmen e Bashkimit European dhe për vetë Shtetet e Bashkuara
Artikulli tjetërIsa Mustafa ultimatum Kryeministrit: Kthe ministrin ose dolëm nga koalicioni!