Euro zhvlerësohet në Shqipëri, por jo në bursa

Monedha e përbashkët europiane u këmbye dje 135.75, rreth 0.12 lekë më pak se një ditë më parë. Ky është niveli më i ulët i këmbimit me lekun që nga fillimi i vitit. Euro vazhdon trendin rënës të këmbimit me monedhën vendas si rrjedhojë e një kërkese jo të zakonshme që ka pasur në vend.
Në nëntor të 2015, kur euro dhe dollari ishin në nivele të ngjashme këmbimi në bursat ndërkombëtare, në vend euro këmbehej në nivelet e 138-139 lekëve sipas të dhënave historike të Bankës së Shqipërisë. Ndërsa dollari këmbehej me 130 lekë. Por në ndryshim nga ajo periudhë, monedha e përbashkët europiane është zhvlerësuar me afërsisht 3 lekë më pak duke reflektuar kështu një ofertë të shtuar të euros në vend.
Faktorët që po ndikojnë në dobësinë e monedhës së përbashkët, aktorët e tregut renditin ofertën e lartë për valutë në treg, kërkesën e dobët të bizneseve, hyrjen në treg të TAP, që me afrimin e pagimit të taksave (data 14 për TVSH dhe 20 për sigurimet) rrit kërkesën për lekë në treg etj.
Të paktën deri në datën 20, kur paguhen sigurimet, aktorët e tregut presin që monedha vendase të vijojë të jetë e fortë.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërSi të aplikoni për leje për shtesa dhe ndërtime deri 250 m2