Euro forcohet në bursa

Në tregjet ndërkombëtare, euro, jeni dhe paundi u forcuan përkundrejt dollarit pas rënies me 3 pikë përqindje si reagim ndaj vendimit të Rezervës Federale, bankës qendrore të Shteteve të Bashkuara për të rritur normat e interesit në vitin e ardhshëm.
Në mëngjes, në Londër, euroja po këmbehej me 0.3 pikë përqindje më lart 1Eur=1.0442$.
Tregjet financiare globale kanë qenë të lëkundur që kur Rezerva Federale prezantoi normat më të larta të interesit. Kjo solli dhe forcimin e dollarit, i cili thuajse e barazoi euron.

Artikulli paraprak“Politico”: Me Ramën Shqipëria 9 vite larg anëtarësimit në BE
Artikulli tjetërBiletat me Wizz Air nisin nga 30 euro