Epoka e zemërimit civil

Richard Youngs

Protestat masive po bëhet tiparet karakterizuese të politikës globale të vitit 2017. Protestuesit kanë qenë kohët e fundit prezentë në Rusi, Poloni, Hungari, Marokun verior dhe Venezuelë, por janë parë gjurmë edhe në Hong Kong e Turqi, ndërsa protestat e dhunshme goditën edhe Samitin G20 në Hamburg.
Protestat e muajve të fundit janë veçanërisht të rëndësishme për shkak se vëzhguesit dhe aktivistët e tjerë kishin filluar të mendomin se epoka e demostratave masive ishte duke kaluar. Duke filluar që në vitin 2010, u duk sikur u hap një dritare emocionuese demokratizimi teksa bota u trondit me protesta masive. Protestat kundër masave ekstreme dhe pabarazisë u përhapën në Europë dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa revoltat në emër të demokracisë formuar atë që u quajt Pranvera Arabe kundër autokratëve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.
Megjithatë, ethet filluan të zbeheshin pas vitit 2012, kur entuziazmi u zëvendësua nga pesimizmi civil. Protestat europiane nuk mund t’i zbusnin masat e egra financiare të domosdoshme për kapërcimin krizës, por nuk arritën të prodhonin as një konsensus ekonomik. Bota arabe si e tërë nuk e kaloi tranzicionin drejt demokracisë, pasi Egjipti është zhytur sërish në diktaturë, Libia është kthyer në një shtet të dështuar dhe Siria ndodhet ende në një konflikt katastrofik. Shumë teoricienë dhe analistë kanë frikë se format fluide të mobilizimit social të cilave po i gëzoheshim pak vite më parë, mund të kenë qenë pa efekt, madje në disa raste e kanë dëmtuar demokracinë. Pjesa më e madhe e zhgënjimit është e justifikuar, por trendet e kohëve të fundit diktojnë se, epoka e zemërimit qytetar nuk ka marrë fund, madje është duke marrë një tjetër formë.

Një formë e re proteste
Pas zbehjes së protestave masive në vitin 2012, të dhënat dhe sondazhet tregojnë se, revoltat qytetare janë përhapur sërish dhe trendi duket se po vazhdon. Megjithatë, nuk është duke tërhequr vëmendjen analitike që meriton, ndoshta për shkak se protestat globale janë duke u shndërrruar në një fenomen tjetër.
Përqendrimi i protestave në vitet 2010-2012 tërhoqi një vëmendje të madhe nga analistët, pjesërisht për shkak se disa evente dramatike u zhvilluan në demokracitë perëndimore. Teksa protestat po bëhen një fenomen gjeografikisht për t’i shpërndarë, ndoshta vëzhguesit perëndimoë janë duke i kushtuar më pak vëmendje.
Është gjithashtu e vërtetë se protestat masive të vitit 2011 dhe 2012 ishin ndërtuar përreth një narrative të qartë dhe gjithëpërfshirëse. Në perëndim ato sfidonin kryesisht globalizimin, neo-liberalizmin, madje edhe kapitalizmin në përgjithësi, ndërsa në botën arabe, ata kërkonin shprehimisht rrëzimin e qeverive diktatoriale dhe zëvendësimin e tyre me qeveri demokratike të zgjedhur nga populli.
Por gjatë fazës së tyre të fundit, shumë protesta ndryshuan formë. Shumë prej tyre fokusohen ende në problemet globale më shumë se në ato lokale e kombëtare. Protestat e dhunshme në Samitin e G20-ës në Hamburg duket se ringjallën traditën e mobilizimit anti-kapitalist në samitet ndërkombëtare. Edhe protesta të tjera kanë pasur kohët e fundit ambicie të mëdha politike dhe kërkonin largimin e presidentit nga detyra siç ka ndodhur në Gambi, Korenë e Jugut dhe Venezuelë. Por ka edhe shumë protesta që vënë nën shënjestër një problem të mirëpërcaktuar dhe fusha specifike politike dhe këto janë protestat që me të vërtetë i shkundin qeveritë dhe i vendosin në pozicion mbrojtjeje.

Kur problemet zgjidhen në rrugë
Amerika Latine në veçanti është duke përjetuar përqendrimin më intensiv të protestave prej shumë vitesh. Përtej eventeve dramatike në Venezuelë, qytetarët këtë vit kanë dalë në rrugë në qindra mijëra për korrupsionin në Honduras, çmimet e naftës në Meksikë, shkeljen e të drejtave të njeriut në Argjentinë, korrupsionin politik në Brazil dhe ndryshimin e mundshëm të kohëzgjatjes së mandatit presidencial në Paraguai.
Në Lebanon, ishte problemi i mbledhjes së plehrave që shkaktoi protesta të mëdha gjatë viteve 2015 dhe 2016. Në Turqi, komunitetet lokale mobilizohen shpesh kundër zhvillimit të projekteve që rrezikojnë mjedisin. Protestat në Tunizi këtë vit fokusoheshin në kushtet e vështira të punës në centralet e naftës dhe gazit, ndërsa në Marok populli është zgjuar kundër varfërisë dhe korrupsionit lokal.
Në Bjellorusi, njerëzit u ngritën jo kundër pretendimit për manipulim të zgjedhjeve nga ana e regjimit, por kundër masës së propozuar për rritjen e taksave. Në Armeni, qytetarët janë ngritur kundër rritjes së çmimit të energjisë dhe arritën ta detyronin qeverinë të rikthente çmimin e mëparshëm.
Mobilizimet tashmë janë kthyer në fenomen lokal dhe kombëtar, jo më si lëvizje masive kundër rendit global. Protestuesit kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të problemeve të tyre specifike dhe kanë kuptuar se kjo është mënyra e duhur për ta arritur. Shumë protestues janë duke u lidhur me kauzat e operacioneve lokale politike apo OJQ të ndryshme. Me pak fjalë, kjo nuk është më epoka e zhgënjimit dhe fjetjes civile, por e mobilizimit si një mjet mjaft efektiv për të arritur rezultate në nivel kombëtar.

Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Artikulli paraprakBB: Shqipëria me taksat më të larta në Ballkan
Artikulli tjetërMashtrimi i “teknologjisë së re”