Emërimi i zëdhënëses së PS në krye të AMA, “Reporterët pa Kufij”: Demostrim arrogant i Ramës, kërcënon lirinë e medias

Reporterët pa kufij kanë dënuar zgjedhjen e Armela Krasniqit në krye të AMA-s, duke e konsideruar këtë një shtypje të lirisë së medias.

Përmes një postimi në Twitter ata shprehen se Rama ka emëruar zëdhënësen e tij në krye të AMA-s pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga BE, që kreu i këtij institucioni të zgjidhej në Kuvendin e ardhshëm.

“Kryeministri Edi Rama ka emëruar zëdhënësen e partisë së tij si kryetare të rregullatorit të medias, një institucion që duhet të jetë i pavarur, pa pritur për seancën e re të parlamentit, duke përfshirë dhe partitë e opozitës.

Reporterët ka Kufij dënojnë këtë demostrim arrogant të pushtetit që kërcënon lirinë e medias. PS zgjodhi kryetaren e re të AMA pavarësisht thirrjeve tona dhe Komisionit Europian”, thuhet mes të tjerave në reagimin e reporterëve pa kufij.

Armela Krasniqi u zgjodh kryetare e AMA në seancën e fundit të Kuvendit, pavarësisht thirrjeve të bëra nga delegacioni i BE-së që zgjedhja të shtyhej për në muajin shtator, kur Kuvendi të ishte i plotë.

Krasniqi ka shërbyer fillimisht si zëdhënëse e PS, dhe më pas ka drejtuar Agjensinë Telegrafike Shqiptare, e tashmë do të jetë në krye të insitucionit rregullator të medias.

Artikulli paraprakBasha, homazhe në nderim të Uran Kostrecit: Kemi humbur një kolos të qëndresës kundër diktaturës komuniste!
Artikulli tjetërHelmimi nga uji në Deçan, ndërrojnë jetë dy persona, mbi 800 të tjerë në spital