Eksperti: Virusi është dobësuar, komiteti dhe “të mëdhenjtë” të heqin kufizimet e pakuptimta

Në Itali u raportua një ditë më parë se virusi është dobësuar ndjeshëm. Në Breshia është zbuluar një variant që nuk bën dëm as pas disa ditësh inkubim.

A është e vërtetë kjo gjë? Eksperti shqiptar, Erion Dasho thotë se temperaturat e larta e kanë dobësuar virusin.

Ja çfarë shkruan ai:

Gjithmonë e më tepër evidenca se temperaturat e larta të verës e dëmtojnë virusin e COVID dhe bëjnë që ai të transmetohet më ngadalë. Imuniteti i cili forcohet gjatë verës po ashtu ndihmon që sëmundja të kalohet më lehtë.

Shembujt nga praktika janë të shumtë, p.sh. ndryshimet midis Italisë së veriut dhe të jugut, midis shteteve të SHBA-ve në veri dhe jug, situata në vendet e Lindjes së Mesme (ku vdekshmëria nga COVID është më e ulta në botë), situata në vendet e Afrikës ku virusi pothuajse nuk ka bërë asnjë dëm, etj.

Në Shqipëri nuk kemi të dhëna se çfarë është duke ndodhur me virusin, sepse me gjithë insistimin tim dhe të shumë kolegëve të mi, akoma edhe sot e kësaj dite mungojnë masat inteligjente, ato të survejancës digjitale dhe testimet e tamponit dhe antitrupave në popullatë.

MENDIMI IM PERSONAL ËSHTË SE VIRUSI PO VAZHDON TË TRANSMETOHET, SIDOMOS NË TIRANË, DURRËS, SHKODËR, ETJ., POR PA SHKAKTUAR DËME NË SHËNDET DHE DYNDJE NË SPITALE.

Deri sa të kuptohet saktë se si sillet virusi në kushtet e verës mesdhetare, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë duhet të vazhdojnë të kenë kujdes. Mund të jetë çështje ditësh deri sa të mësojmë saktë nga bota se sa i rrezikshëm është virusi për të moshuarit gjatë stinës së verës.

Ndërkohë komiteti i ekspertëve dhe “të mëdhenjtë” bëjnë mirë të heqin kufizimet e pakuptimta që vazhdojnë të mbahen artificialisht dhe pa asnjë logjikë mjeksore, si ndalimi i larjes në det, ndarja e vendit në zona imagjinare të kuqe dhe të gjelbra, kufizimet e lëvizjes në parqe, bllokimet e fundjavës, etj.

ASNJË NGA KËTO MASA NUK KA VLERË NË KUSHTET AKTUALE!

Le të mësojmë nga bota dhe të mos rishpikim rrotën siç e kemi patur dhe, fatkeqësisht, na ka ngelur zakon ne, shqiptarëve.

Artikulli paraprakEkspertët e Ramës raportojnë të prekur me Covid-19 edhe personat që kanë dhembje koke dhe barku
Artikulli tjetërVetëm 50% e punonjësve kanë përfituar pagën prej 40 mije lekësh