Edi Rama ka opinion, jo ligje për shtetin

Nga Namir Lapardhaja

Edi Rama flet si opinionist, sa herë i duhet të flasë për përfaqësuesit e opozitës, e sidomos sa herë i duhet të përgjigjet për miqtë e tij nën hetim.

Edi Rama gënjen kur thotë se “nuk po e gjen Lulzim Bashën”.

Në fakt, ai sot i shmanget ballafaqimit me Bashën, pasi nuk e gënjen dot më për bashkëpunimin që ai ka me Sali Berishën për të mbajtur në kaos Kuvendin dhe, për pasojë, edhe Shqipërinë.

Dhe është e natyrshme, pasi bizneset e përbashkëta, nuk i lejojnë që ta lëshojnë kaosin, pasi kaosi i mban të dy në garën e dekurajimit të shqiptarëve për të jetuar në këtë vend.

Edi Rama nuk dha asnjë opinion as për Ilir Beqajn, që është nën akuzë e po hetohet.

Madje, ai mbrojti edhe “Sterilizimin”, edhe pse pikërisht ky tender është nën hetim për parregullsi e shkelje të rënda.

Duhet të kesh një hall shumë të madh të mbrosh një tender kaq shumë të kontestuar, me kaq shumë pikëpyetje se si është hartuar, ngritur e funksionuar.

Edi Rama e bërë këtë mbrojtje edhe më parë për bashkëpunëtorët.

Ka mbrojtur Saimir Tahirin. Ka mbrojtur Vangjush Dakon. Ka mbrojtur Lefter Kokën dhe aferën e inceneratorëve dhe ka sulmuar këdo që nxirrte fakte.

La të ikte në qetësi Arben Ahmetajn.

Pra, për Ramën shteti është opinon, madje opinion i tij.

Të tjerët janë haremi i dëshirave të tij!

Artikulli paraprakKreshnik Spahiu ironizon partitë e vogla të opozitës: Mos krijoni konfederatë me Berishën, por kundra tij
Artikulli tjetër“Gjermania në krizë buxhetore”, analiza e DW: Çfarë është në rrezik