Kreshnik Spahiu ironizon partitë e vogla të opozitës: Mos krijoni konfederatë me Berishën, por kundra tij

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka propozuar krijimin e federatës së opozitës. Në këtë formë të gjitha partitë opozitare do të jenë të bashkuara dhe do të kenë mundësi të rrëzojnë qeverinë.

Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Euronews Albania iu bëri thirrje partive opozitare që në federatën e tyre të mos përfshijnë Sali Berishës.

Sipas tij, shpëtimi i Shqipërisë duhet të jetë në krijimin e një opozite të re kundër Ramës, Berishë, Metës.

“Ndiej një keqardhje shumë të madhe që pas 33 vjetësh disa parti opozitare dalin dhe kërkojnë akoma bashkim me Sali Berishën. Unë jam dakord që të gjithë të bashkohen për të rrëzuar establishmentin politik. Ndiej keqardhje që këta e shohin akoma shpëtimin e Shqipërisë tek Berisha. Mendoj se shpëtimi i Shqipërisë duhet të jetë në krijimin e një opozite të re kundër Ramës, Berishë, Metës”, tha Spahiu.

Artikulli paraprakFrika nga trazirat, Eulex nis në veri të Kosovës ekipin e specializuar
Artikulli tjetërEdi Rama ka opinion, jo ligje për shtetin