Edi dhe Vilma vjedhin edhe 2.3 milionë USD të tjera

Kompania koncesionare e “Check-Up” ka përfituar rimbursim të tvsh-së në vlerën e 2.3 milionë dollarëve. Në raportin e KLSH thuhet se rimbursimi është kryer nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ky fond, ka dhënë ndaj firmës me pronare Vilma Nushin, e cila ofron shërbimin e kontrollit bazë në shëndetësi, 2.3 milion dollarë rimbursim për tatimin mbi vlerën e shtuar.
KLSH thotë se kthimi i këtyre parave është bërë në mënyrë padrejtë. Në një tjetër raport të KLSH, thuhet se organi kompetent që vlerëson nëse një kompani është subjekt i rimbursimit të tvsh-së apo jo, është vetëm Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve.
Në kontratën e shtetit me kompaninë e “Check-Up” nuk qartësohet nëse ky subjekt është i përjashtuar apo jo nga tvsh, ndërsa në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” në Shqipëri, subjektet që ofrojnë shërbime në fushën shëndetësore janë të përjashtuara nga tvsh-ja.
Në rast se kompania e Vilma Nushit është e përjashtuar nga tvsh, atëherë përfitimi i këtyre parave është bërë në mënyrë të jashtëligjshme. Për të zbardhur këtë çështje, KLSH i është drejtuar Tatimeve me një letër për të saktësuar kontratën e Vilma Nushit.

Artikulli paraprakEkspertët-qeverisë: Goditje vdekjeprurëse mjekësisë
Artikulli tjetër“Buldozeri”, ambasadori i ri amerikan në Shkup?