Edhe Chelsea i shtohet listës së pretendentëve të Icardit

Chelsea ka nisur nga puna për merkaton e janarit dhe sipas medieve angleze, në krye të listës së “Bluve të Londrës” është kapiteni i Interit, Mauro Icardi. Presidenti i anglezëve, Roman Abramovich kërkon një lojtar klasi për t’ia bashkuar Alvaro Moratës në sulm dhe 24-vjeçari i zikaltërve shikohet si alternativa më e mirë.
Nëse palët do të gjejnë gjuhën e përbashkët, atëherë në arkat e Interit, për kartonin e argjentinasit do të derdhet shuma e 113 milionë eurove, por duhet theksuar se për Icardin ka shfaqur një interes konkret edhe Reali i Madridit.

Artikulli paraprak“The Guardian”: Cunami i HEC-ve po rrezikon zonat e mbrojtura
Artikulli tjetërBarcelona heq dorë nga blerja e Ozil