Analiza e Kreshnik Spahiut: Rithemelimi në “shërbim” të mazhorancës?

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të mërkurë i ftuar në një program televiziv ku tha se duket se ka një përafrim mes opozitës së udhëhequr nga Sali Berisha dhe qeverisë.

Opozita duket se është e gatshme të bashkëpunojë për të miratuar rezolutën, por sipas Spahiut ajo do të bashkëpunojë vetëm nëse do të bindet se nga ligji i ri nuk do të preket as Berisha dhe as Meta.

Duket se ka një përafrim thuajse zyrtar dhe institucional të qeverisë Rama me opozitën e Berishës. Kjo u zyrtarizua së pari me amnistinë, së dyti me komisionin hetimor të TIMS ku grupi i “Rethemelimit” i mundësoi Edi Ramës të mos hetohet e të mos jetë në komision si dëshmitar dhe së treti është lëshuar një mesazh nëpërmjet nënkryetarit të kësaj partie, ku Gazment Bardhi ka lëshuar një mesazh pozitiv për të votuar pro rezolutës si një mudësi faktorizimi dhe institucionalizimi për t’u bërë pjesë e kësaj reforme të dytë.

Grupi i kësaj opozite ka treguar se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me qeverinë dhe me SPAK-un, por nuk do e japin votën deri sa të binden se nuk do të dëmtohen nga kjo marrëveshje. Pasi ata mund të jenë ende skeptik nga qëllimi i faktorit ndërkombëtar dhe shikojnë në prapaskenë. Nëse do ketë ndërhyrje për ligjin e dekriminalizimit, për komisionin qendror të zgjedhjeve, për imunitetin e deputetëve, për përjashtimin e grupeve parlamentare, këtu opozita mund të hezitojë. Opozita do testojë nëse nga ky bashkëpunim me Ramën, mazhorancën dhe me ndërkombëtarët, ata do shikojnë nëse dëmtohen Berisha dhe Meta, nëse jo ata do e votojnë rezolutën”,-tha Spahiu.

Artikulli paraprakInflacioni në pikën më të ulët! Shkon në 2.1% dhe tregon rënie të fortë të konsumit nga popullata
Artikulli tjetërPazari PS-Rithemelim/ Përfituan 100 të dënuar të GJKKO-s nga Amnistia Penale, sot interpelanca në Kuvend me Partinë Demokratike