Barcelona heq dorë nga blerja e Ozil

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ndryshon mendje për objektivat e merkatos së janarit. Numri një i katalanasve ka vendosur në mos nxitohet, për blerjen e Mesut Ozilit nga Arsenali.
Sipas medieve spanjolle, Bartomeu nuk e konsideron prioritet blerjen e 29-vjeçarit nga “Topçinjtë” dhe për këtë ka vendosur të tërhiqet nga gara për lojtarin. Gjithsesi për futbollistin e kombëtares gjermane, kontrata e të cilit skadon në 2018 interesohen edhe ekipe të tjera, të cilat shpresojnë ta rrëmbejnë me parametra zero në verën e ardhshme.

Artikulli paraprakEdhe Chelsea i shtohet listës së pretendentëve të Icardit
Artikulli tjetërTransformimi i Balotelit