Edhe Biba i KQZ në listën e soroistëve

Denar Biba është sot një nga shtyllat kryesore që Edi Rama ka bazuar betejën e tij për të ruajtur 71-shin magjik për të mbajtur qeverinë e tij në këmbë. Denar Biba është sot njeriu që i tha jo heqjes së mandatit të deputetit me pistoletë në dorë Armando Prenga, mandat i cili nëse do të hiqej, do t’i shkonte automatikisht LSI-së, pasi kandidatët e listës së PS-së janë ezauruar të gjithë.
Kur pak muaj më parë, Denar Biba u zgjodh në krye të KQZ-së me vullnetin e shumicës, ndoshta LSI, e cila i dha votat pro tij, nuk e kishin lexuar të plotë CV-në e tij ku ai me krenari si punë të parë ka të qenurit ekspert ligjor pranë Fondacionit Soros, pozicion të cilin sipas këtij dokumenti të dorëzuar nga vetë Biba, rezulton se e mban edhe sot e gjithë ditën.
Një pozicion, i cili i është besuar që nga viti 2012 e deri më sot. Sepse nëse LSI do ta kishte ditur që edhe kryetari i KQZ-së do të ishte thjesht një derivate i organizatës që ajo aq shumë e kritikon për rolin e vet në Shqipëri dhe sidomos, angazhimin për të sulmuar në çdo rast Ilir Metën, e sigurtë që prishja Rama-Meta do të kishte ndodhur edhe më herët.
Por sot jemi para faktit të kryer, dhe një herë ato që quhen si fije okulte me të cilat Xhorxh Soros lëviz mekanizmat e pushtetit aktual bëhen edhe një herë shqetësuese. Më shumë se shqetësuese, problematike deri në dhunimin e ligjit dhe e gjitha kjo për të garantuar qoftë edhe një ditë më shumë, pushtetin e mbaruar të Edi Ramës.

Artikulli paraprakMe Ramën nuk mund të ketë zgjidhje institucionale
Artikulli tjetërRritet qëndresa për zgjedhje të lira nga sheshi i lirisë