Dy vendimet e forta kundër oligarkisë: Do ti kthejmë arkës së shtetit miliardat e eurove të koncesioneve

Kryetar i opozitës, Basha deklaroi se qeverisja e nesërme e opozitës do të ndërmarra vendime të forta për të luftuar oligarkinë. “Do të ketë një hetim administrative nga ana e qeverisë për çdo kontratë koncesionare dhe do ti duhet që të justifikojnë çdo qindarkë që kanë marrë.”

Basha deklaroi se çdo oligark do të jetë pjesë e ligjit Antimafia, ligj që do të miratohet nga Parlamenti i ardhshëm. Basha deklaroi se do ti kthehen qytetarëve miliradat e eurove të koncesioneve.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur mbrëmjen e së enjtes në një intervistë në emisionin “Opinion”, ku ka prekur edhe çështjen e naftëtarëve të Ballshit. Ndërsa foli për elementë korrupsioni në historinë e rafinerisë, Basha tha se me ardhjen e PD-së në pushtet, do të hetohet jo vetëm qeverisja socialiste, por edhe ajo e mëparshme.

“Ky është një element korrupsioni që nën qeverisjen time nuk do të kursejë asnjë, as në këtë qeverisje dhe as në atë para saj”, tha Basha.

Duke folur për pagat e prapambetura të naftëtarëve, kryedemokrati tha se për të mbuluar një muaj paga do të mjaftonte vlera e një stolie të një nga ministrat e qeverisë.

“ Rasti i naftëtarëve është një simptomë më e vjetër, ku korrupsioni ka arritur në elementë të paimagjinueshëm. Imagjinoni që vetëm një stoli e një ministri të qeverisë do të mjaftonte për të mbuluar pagat e tyre për një muaj. Një pasuri që i takon shqiptarëve dhe një komuniteti, që është shfrytëzuar në mënyrën më çnjerëzore. Në kurriz të këtyre njerëzve janë paguar 2 apo 3 individë dhe paguajnë gjithë shqiptarët”.

Artikulli paraprakBasha: Nuk ka premtime për mrekulli, premtime fallco për 300 mijë vende pune, por ka zgjidhje konkrete
Artikulli tjetërBasha: Ja pse PD dhe opozita fitojnë zgjedhjet. Nuk ka premtime për mrekulli, por ka zgjidhje konkrete