Basha: Ja pse PD dhe opozita fitojnë zgjedhjet. Nuk ka premtime për mrekulli, por ka zgjidhje konkrete

Fevziu: A jeni ju, a ndiheni ju që keni mundesi t’I fitoni zgjedhjet, apo do hyni prap për provë?

Basha: E para e punës Partia Demokratike nuk hyn kurrë për provë. E dyta sot, ajo që është e rëndësishme për shqiptarët është alternative, çfarë do t’ju ofrojmë, di do të bëjmë të mundur që kjo gjendje që ilustruat…

Fevziu: Dhe pse ju zoti Basha do jeni alternative për qytetarët shqiptar? Fevziu: Pse Shqiptarët duhet të votojnë një kualicion nje forcë apo një grup politik të drejtuar nga Lulzim Basha?

Basha: Pra çështja kryesore le të biem dakort për këtë që sot Shqiptarët cfarë alternative cfarë program cfarë ofert kemi për këtë gjendje që e ilustrove me lajmin.

Fevziu: Edhe sa e mbështetur është oferta që bën,se mund të bësh oferta sat ë duash port ë jenë të pa mbështetura nuk kanë vlerë?

Basha: Kështu do ta bëjmë?

Fevzu: Jo natyrisht,bisedë është kjo.

Basha: Pra kjo që dhe tani këtu është shenjë e qartë e simptomave që ekonomi ka 7 vjet.Madje me rastin e naftëtarëve duhet ta them para të gjithëve eshtë një simptomë edhe më e vjetër ku korrupsioni që është shkaku I vërtëtë I kësaj ka arritur element të paimagjinueshëm.Dmth iimagjinoni vetëm një orendi apo një stoli e një ministry të qeverisë do të mjaftonte për të likujduar pagat e këtyre naftëtarëve për një muaj

Fevziu: Ky është një lloj populizmi…

Basha: Jo jo nuk është populizëm.

Fevziu: Ko pamje e trishte e tmerrshme e turpshme është produktë I 12 viteve zoti Basha.

Basha: ky është produktë I korrupsionit.

Fevziu: Që kur kei qenë ju në pushtet e deri që është rënduar tani.

Basha: Ky lloj korrupsioni I cili nën qeverisjen time nesër nuk do kurrsej asnjeri as të këtyre 7 viteve as të 4 viteve të fundit të qeverisë tonë të gjithë përgjegjësit.

Fevziu: Pra ju po thoni që do kërkoni përgjegjësit edhe ne qeverisjen tuaj?

Basha: Çdo njeer përgjegjës pë këtë degradim të një pasurie e cla u përket në rradhe të parë shqipëtarëve ju përket në rradhë të dytë një komuniteti që vuan pasojat etë qënit me një pellg naftëmbajtës me gjithë të këqijat që kjo sjel për ambientin për shëndetin e tyre

Fevziu: Dhe një komunitet që është shfrytëzuar pa pagesë…

Basha: Në mënyrën më cnjerzore dhe kjo është tipke pot a marrim I shembull ajo që ka shkuar keq për shtatë vite me ekonominë shqipëtare , në kurriz të këtyre njerëzve Janë pasuruar 2 apo 3 individe dhe vuajnë këta qindra qytetarë dhe paguajnë të gjithë shqipëtarët. Kjo është ajo që ka shkuar keq me ekonominë shqipëtare.

Fevziu: I rikthehemi pyetjes përse një qytetar I republikës së shqipërisë do ta votojë Lulzim Bashën si do ta bindni ju një qytetar që ka në dorë nje letër, votën që është arma më e fuqishmja që në demokraci një qytetar ka të votojë për ju zoti Basha?

Basha: Kjo është një pyetje që kërkon kohë për tu përgjigjur dhe ndoshta edhe vetë formati i emisionit sot ku unë kam ardhur vetëm pa ekipin tim, nuk mund ta ezaurojë aty në nivelin e detajeve. Tre gjëra duhet të themi, e para dua të them që prej më shumë se dy vitesh Partia Demokratike bashkë me ekspertë të shquar ndërkombetarë kemi bërë një punë serioze për një program konkret realist për ta nxjerre vendin nga kjo krizë ekonomike.

Fevziu: Ekonomik?

Basha: Padiskutim. Këtu janë disa nga ekspertët më të njohur në botë nê përballimin e krizave ekonomike, ketu janë disa nga ekspertët më të njohur të vendeve të Europës si Gjermania, të cilët kane njohur problematikën shqiptare prej gjashtë vitesh, që po na ndihmojnë dhe ekipi im ekonomik që është ekipi më i mirë që vendi ka sot në formatin e partive politike. Padiskutim kemi marrë edhe ndihmën e ekspertëve të shquar të vendit. Pra është një proces që ka nisur prej kohësh dhe sot është në përfundim, është nje proces i cili është fragmentizuar sipas cdo sektori. Nuk ka me këtë program premtime për mrekulkira, duhet ta them të parën këtë. Nuk ka në këtë program premtime fallco 300 mijë vende pune, këtë falas. Por në këtë program ka zgjidhje reale dhe konkrete të zbatueshme per të gjithë sektorët e ekonomisë.

Fevziu: Jeni i gatshëm ta prezantoni së bashku me ekipin tuaj përballê njerëzve që mund tê bëjnë oppnencë për kete cështje?

Basha: Po patjetër, sigurisht që po.

Fevziu: Pra përballë gazetarëve që mund të bejne oponecë për ketë cështje.

Basha: Në këtë program i cili ka natyrisht komponentin e vet ekonomik por edhe politik, sot do të doja të vecoja dy elementë kryesorë. Kemi folur në ketë studio për aspekte të ndryshme të programit. Për shembull kemi folur disa herë për taksën 9%. Kemi folur për trajtimin e biznesit të vogël, por mund ti rikthehemi prap.

Artikulli paraprakDy vendimet e forta kundër oligarkisë: Do ti kthejmë arkës së shtetit miliardat e eurove të koncesioneve
Artikulli tjetërBasha: Berisha në listën e PD dhe në cilin qytet të dojë