Durrësi dhe Saranda me furnizimin më të ulët me ujë këtë vit

Në sens të kundërt me çfarë duhet të ishte, Durrësi dhe Saranda kishin furnizimin më të ulët me ujë këtë vit. Një raport për Shoqëritë e Ujësjellës Kanalizimeve për vitin 2017 tregoi se, zhvillimi i turizmit në zonën e bregdetit kërkon më shumë disponueshmëri të ujit të pijshëm, sidomos në verë, kur kërkesa rritet edhe nga konsumatorët e tjerë, por infrastruktura nuk mundëson furnizimin e mjaftueshëm me ujë edhe pengon zhvillimin turistik. Një shembull është qyteti bregdetar i Durrësit, (qyteti i dytë më i madh në Shqipëri me kapacitetin më të madh të akomodimit për turistët), ku uji është në dispozicion vetëm një herë në dy ditë për jo më shumë se disa orë. Situata është e ngjashme në qytete të tjera që kanë shumë turizëm, p.sh. në Sarandë, Vlorë dhe Pogradec. Një raport i vitit 2017, tregoi se problemet mbeten të njëjta edhe këtë vit. Durrësi dhe Saranda ishin qytetet me mesataren më të ulët të furnizimit me ujë (Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime, 2017). Turizmi po bëhet një faktor gjithnjë e më i rëndësishëm në ekonominë e vendit. Në vitin 2006, kishin 937.038 vizitorë prej të cilëve 697.623 ishin për pushime. Ndërsa të dhënat mbi numrin e vizitorëve për vitet 2013- 2016 ka pasur një rritje prej 45,4% të numrit të shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë. Krahasuar me vitin 2013, në vitin 2014 numri i vizitorëve është rritur me 13%, ndërsa në vitin 2016 kanë vizituar vendin tonë 14,6% më shumë të huaj se një vit më parë. Gjatë viteve 1990, turizmi përbënte vetëm një përqindje të vogël të PBB-së. Ekspertët e Këshillit Kombëtar të Ujit pohojnë se ngjarjet ekstreme të motit, përfshi këtu edhe përmbytjet, mund të dëmtojnë infrastrukturën dhe të sjellin ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe shërbimeve të higjienës në zonat tashmë problematike. Thatësira dhe temperaturat e larta do të rrisin kërkesën për ujë të pijshëm dhe disponueshmëria e burimeve ujore është me shumë gjasa në rënie, kërkojnë më shumë vëmendje për qytet turistike që aktualisht vuajnë pasoja të rënda të furnizimit me ujë. Disa puse të ujit të pijshëm parashikohet të thahen, ndërsa ato që do të mbeten do të shfrytëzohen akoma më shumë, çka mund të sjellin pasoja shtesë.

Artikulli paraprakShkëmbi: Ja pse shkova te Liria
Artikulli tjetërMatësat e ujit, kostoja do paguhet nga bizneset, 450 lekë në muaj