Duka: Shpirti demokrat do triumfojë fuqishëm në këto zgjedhje

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka shprehur bindjen se demokratët do të shënojnë një fitore të pashembullt në zgjedhjet e 25 qershorit. Ai ishte për fushatë elektorale në Rrashbull dhe Gjuricaj të Durrësit. “Rrashbull! Shpirti demokrat do të triumfojë fuqishëm në këto zgjedhje parlamentare. Shkafane, aty ku hallet nuk kanë të sosur! Le të fitojë më i miri sepse ne jemi kundërshtarë politikë dhe jo armiq. Ju shkoni votoni nr. 6 dhe vullneti juaj do të ruhet me çdo kusht”, shprehet Duka. Ai është ndalur gjithashtu në një takim elektoral me banorët e Gjuricaj të Njësisë të Ishmit.
“Qarku Durrës do të jetë kanari i pushtetit pas 25 qershorit. Rama ka rrejt kaq shumë për zonat rurale sa deri më sot nuk ka rrejt askush. Fiksimi i Ramës është ndërtimi sipas midesë së vet si për shembull Kolonja, Shijaku, Durrësi, Tirana kanë të njëjtin shesh me beton. Nëse i jepni 73 deputetë Rama dhe pa tuta do të dalë. Si PS/LSI kanë hyrë fuqishëm duke blerë vota me paret që ju kanë marrë ju, do Zoti qoftë gojëdhanë kjo. Edhe fukara të jem unë votën atyre nuk do ia jap, vota nuk shitet është gabim i madh. Ju keni akumulim problemesh dhe kjo jo për fajin tim. Sikurse kam punu për Shijakun, do punoj me zell dhe për ju. Votoni 6”, shprehet Duka.

Artikulli paraprakPjesëmarrja në fushatë, ministrja kërkon shkarkimin e punonjësit të ISSH
Artikulli tjetërMediu: Bashkoni votat me PD, maksimalizojmë mandatet