“Dritë në fund të tunelit” për Armando Brojën, sulmuesi shqiptar grumbullohet me Fulham

Dritë në fund të tunelit për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar, pasi nuk u grumbullua për disa ndeshje radhazi nga trajneri i Fulham, sot tekniku Marco Silva e ka ftuar lojtarin kuqezi për sfidën ndaj Newcastle.

Broja do e nisë ndeshjen nga pankina, me shpresën se do aktivizohet në pjesën e dytë. 22-vjeçari është impenjuar në katër ndeshje me Fulham, ku numëron një asist. Armando Broja kërkon që të arrijë në Europianin e verës në formë. Vendimtar do jetë fundi i sezonit, ku atij do i duhet të tregojë potencialin e tij.

Artikulli paraprakPërgjegjëse edhe për shkaktimin e kancerit, këto janë zakonet që dëmtojnë rëndë shëndetin tuaj
Artikulli tjetërIIir Meta në tmerr paranojak përballë SPAK!