Përgjegjëse edhe për shkaktimin e kancerit, këto janë zakonet që dëmtojnë rëndë shëndetin tuaj

Ka një rritje prej 70% të kancerit të lëkurës dhe mushkërive për shkak të pirjes së duhanit dhe alkoolit.

Sipas të dhënave të publikuara së fundmi, stili i jetesës dhe zakonet që ka në jetën e përditshme janë përgjegjëse për rritjen e disa llojeve të kancerit.

Një sondazh i madh i kryer në Britani ka treguar se rastet e kancerit të lidhura drejtpërdrejt me jetën e përditshme kanë parë një rritje alarmante, me sa duket sepse nuk po merren masat e nevojshme mbrojtëse.

Hulumtimi është kryer nga zyra britanike e statistikave dhe sipas rezultateve të tij, format e kancerit që lidhen drejtpërdrejt me pirjen e duhanit dhe alkoolit, si kanceri i lëkurës, mushkërive dhe veshkave, kanë shënuar një rritje deri në 70%.

Megjithatë, edhe më i madh është rritja e rasteve të melanomës malinje, e cila shkaktohet nga ekspozimi në diell dhe mungesa e mbrojtjes nga dielli, duke prekur më shumë të rinjtë.

Hulumtimi i referohet edhe kancerit të gjirit, i cili në 27% të rasteve ka të bëjë me faktorë mjedisorë, por edhe me obezitetin, konsumimin e alkoolit, duhanin, mungesën e ushtrimeve fizike dhe çrregullimet hormonale.

Së fundi, studimi thekson se faktorët e rrezikut që lidhen me zakonet e përditshme janë përgjegjës për 40% të kancereve, një përqindje kjo që nuk konsiderohet aspak e vogël.

Artikulli paraprakRaporti i SPAK: Ja 9 qytetet me aktivitetin më të lartë kriminal në vend
Artikulli tjetër“Dritë në fund të tunelit” për Armando Brojën, sulmuesi shqiptar grumbullohet me Fulham